Iriqi: - Miliona kritika sot për ty që puthe në ballë Erion Veliajn?
Ndrenika: - Me puthje e lëpirje u rrit brezi ynë. Ama këta të rinjtë më keq.
Iriqi: - Mosha sikur nuk të lejon të ecësh deri aq larg, deri te gjykata.
Ndrenika: - Larg kam pensionin unë. Gjykata më duket fare pranë. Se me aq para që marr një javë ngrys pastaj tre javë pres oferta.
Iriqi: - Oferta?
Ndrenika: - Po. Dikush do një fjalë si reklamë, dikujt i mësoj aktrimin e fap më erdhi rasti Lali. Do të vish te gjykata e të më puthësh në ballë, më tha. Të puth unë ku të duash se kur ti ishe në bashki s’më erdhi rradha. Rrinin rresht artistë, shkrimtarë, gazetarë e puç e puç kudo. E bënë qull çunin.
Iriqi: - E di që Lali ka 13 akuza?
Ndrenika: - Unë di që kam 13 sëmundje. Që dua ndihmë. Kaq di. Dhe ia mbusha mendjen vetes, ik o Robert. Quaje sikur po xhiron një film. Lalin mendoje si Qemal Stafën. Me syze qe dhe ai, nga i madhi e hëngri dhe ai. Puthe në ballë e hiq ca halle nga trupi yt e nga nevojat e tua. Ja kaq qe.
Iriqi: - Po shumica e atyre që të donin sot të shajnë.
Ndrenika: - Dhe kur luajta prefektin ata që më donin më shanë më vonë. Ndaj s’më bëhet vonë. Jam në moshë që karvani le të lehë veç sëmundja të mos më ngacmojë.
Iriqi: - Dhe për teatrin u shprehe që të prishet.
Ndrenika: - Normal, ende ashtu mendoj. Se tani teatri nuk bëhet në teatër, bëhet në kuvend, në qeveri, në presidencë. Dukemi si amatorë ne artistët.
Iriqi: - Ç’mendove për gjyqin sot?
Ndrenika: - U gëzova. U gëzova shumë.
Iriqi: - Pse?
Ndrenika: - Se u shty. Se do të vij sërish e do i puth prapë ballin atij dhe ai di si ma kthen. Është çun zemërgjerë Lali ynë! Nuk ngelet borxhli.
© SYRI.net