Dosja e ish zëvendëses së Ramës, Korreshi: Të gjithë janë me sy e vesh tek çështja Balluku...

09:12, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë tejet e tensionuar po vlon në prapaskenat e politikës shqiptare, e nxitur nga zhvillimet e fundit rreth hetimeve të institucioneve të drejtësisë. Çështja e shumëpërfolur e zyrtarëve të lartë dhe agjencive shtetërore është kthyer në një rebus të vërtetë, ku konfirmimet dhe mohimet publike mungojnë, duke lënë hapësirë për dyshime të forta mbi fshehjen e ngjarjeve reale nga ana e mazhorancës.

Në një intervistë në “Kafe Shqeto”, deputeti i PD Saimir Korreshi tha se presioni i shtuar nga protestat masive ka detyruar instancat e larta të kërkojnë me çdo kusht bllokimin e dosjeve përvëluese. Kjo përpjekje për të fituar kohë dhe për të shmangur përballjen me drejtësinë gjatë kësaj periudhe të nxehtë politike, lexohet si një taktikë e dëshpëruar nga radhët e qeverisë.

Alarmi për korrupsionin nuk është më një çështje e izoluar brenda kufijve, pasi ka mbërritur deri në tryezat e Parlamentit Evropian. Gjatë takimeve të komitetit për stabilizim-asociim, theksohet se skandalet e fundit me tenderë dhe zyrtarë të lartë pritet të jenë kryefjala e bisedimeve, tha Korreshi gjatë bisedës me Flavio Qarrin.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë lënë të kuptohet qartë se dosjet e bujshme nuk mund të jenë subjekt i asnjë negocimi, duke e kthyer këtë situatë në një "patate të nxehtë" që po shkakton panik në pushtet.

E gjithë vëmendja publike është kthyer nga hapat e radhës që do të ndërmarrë Prokuroria e Posaçme. Çdo vonesë për të vepruar apo tentativë për ta manipuluar këtë situatë mund të ketë pasoja shkatërruese për besueshmërinë e shtetit. Ditët e ardhshme konsiderohen vendimtare, teksa sytë dhe veshët e ndërkombëtarëve mbeten të drejtuar te drejtësia shqiptare dhe te zhvillimet më të fundit me përfshirjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Flavio Qarri: Tani pyetja është jo vetëm për datën 16 korrik, çështja është çfarë do të ndodhë në 10 ditët e ardhshme ndërkohë që zien kuvendi, zien SPAK-u, ka ardhur s'ka ardhur letra, SPAK-u publikisht nuk e ka pohuar, privatisht nuk e ka mohuar, nuk po kuptohet më asgjë. Dhe mbi të gjitha, pse arriti çështja e Ballukut të kthehej në një gjëegjëzë kaq të shmangshme por të komplikuar tashmë, ndërkohë që është kaq e thjeshtë. E fillojmë me Korreshin.

Saimir Korreshi: Është e vërtetë që pra prej dy javësh ka zier ky kazani i pjesës që pritet tani pritet pastaj. Nuk dihet ndoshta arritja e intensifikimit të protestës, marrja e një mase të madhe volumoze me njerëz ka bërë që të ketë frikë kryeministri me gjithë enturazhin në mënyrë që ndoshta ka pasur një kërkesë që të bllokohet kjo pjesë sepse nuk shpjegohet ndryshe. Megjithatë domethënë duke parë dhe evolvimin e situatës jo vetëm ne që e dinim, përveç kësaj unë mendoj që do të bënte çdo njeri si punë e atij, do të bënte të pamundurën, ta bënte të mundur që të mbajnë letra që mos vijnë në këtë periudhë të nxehtë.

Dua të them që këto dy ditë do të jetë komiteti për stabilizim-asociim ndërparlamentar pra bashkë me parlamentin evropian, ku temat e ditës do të jenë pikërisht Balluku dhe AKSHI, kështu që edhe në parlamentin evropian mendoj dhe gjykoj që tema do të jetë përveçse fokusi mbi protestën, por do të jetë temë kryesore do të jetë dhe korrupsioni qeveritar, i cili është bërë alarmant dhe e kemi parë se çfarë po ndodh si në parlamentin evropian, ku edhe pse kanë ngrënë drekë me kryeministrin, keni dëgjuar që për sa i përket Ballukut thonë që nuk negociohet. Pra është një temë e nxehtë, një patate e nxehtë që po mbahet fort në duart e qeverisë por që po i djeg tre katër shtresa lëkurë nga nxehtësia e madhe në të cilën ndodhet situata.

Kështu që besoj se në ditët në vijim do të kemi, pavarësisht datës 16 nëse rikthehemi apo jo në detyrë, pastaj kjo do të ishte domethënë është me u tall me njerëzit dhe me bërë qesharake me e kthye atë tragjedinë, me e kthyer në komedi, domethënë në përçmim, nuk di çfarë mund të ndodhi, por them që është shumë e rrezikshme loja në të cilën po luhet këto momente. Uroj shumë që të ketë një përgjegjshmëri nga SPAK për nxitimin e situatës dhe temën e nxehtë publike në të cilën ndodhet kur është një e gjithë, jo vetëm Shqipëria, por të gjithë, po dhe ndërkombëtarisht të gjitha marrëdhëniet që ka Shqipëria, që i ka sytë dhe veshët se çfarë po ndodh me çështjen Balluku, pa harruar atë të AKSHI-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco