Vijon marshimi në rrugët e Tiranës/ Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Vijon marshimi në rrugët e Tiranës/ Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

22:23, 06/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Marshimi i mijëra qytetarëve vijon në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 37-të kundër qeverisë së Edi Ramës, duke mbushur arteriet kryesore të kryeqytetit me thirrje dhe pankarta.

Protestuesit janë të vendosur për të vazhduar lëvizjen e tyre qytetare deri në largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë gjithë marshimit, u dëgjuan vazhdimisht thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan ndryshim dhe më shumë llogaridhënie nga institucionet.

Mobilizimi qytetar nuk do të ndalet dhe se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco