Raporti/ Abilekaj: Pasqyron korrupsionin dhe mungesën e lirive, paradoksi ‘përparimi dramatik’ drejt BE-së

21:49, 07/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Enton Abilekaj ka komentuar raportin e fundit për Shqipërinë dhe procesin e integrimit europian, duke e cilësuar dokumentin si “shumë besnik” ndaj realitetit në vend, por kontradiktor në përfundimet që nxjerr.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Abilekaj u shpreh se raporti evidenton probleme serioze si korrupsioni, mungesa e lirisë së medias, blerja e zgjedhjeve dhe presioni ndaj drejtësisë, ndërsa në të njëjtën kohë flet për “përparim dramatik” të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Sipas tij, pikërisht kjo kontradiktë e brendshme ia zbeh vlerën raportit, ndërsa shtetet anëtare të BE-së kanë një pasqyrë shumë më të qartë të situatës reale në Shqipëri.

Enton Abilekaj: Po, raporti do ishte i njëjti. Qëndrimet për rastin e imunitetit të Ballukut, janë qëndrime që mbahen kryesisht nga shtetet. Edhe nga Komisioni Europian. Por raporti për situatën në Shqipëri është shumë besnik. Nuk është se ata e përkeqësuan pse për rastin e imunitetit të Ballukut. Raporti është shumë besnik. Raporti është fiks ky. Është që blihen zgjedhjet, s’ka liri të medias, s’ka liri të biznesit, ka kontrabandë, ka korrupsion. Domethënë, s’ka asgjë të mirë, ka vetëm të këqija, apo jo? Ky është raporti.

Problemi i raportit është që duke qenë një reporter aleat i Ramës, thotë që Shqipëria, pavarësisht se, ky vendi që ngjan sikur flasim për, për një vend terrorist, po bën përparim dramatik, thotë, drejt BE-së, kupton? Po prit mo, e kupton? Çfarë vlere ka përmbajtja e raportit kur ti e shoqëron me një, me një përfundim të tillë? Çfarë vlere ka? Çfarë kuptimi ka? Kush janë ata që e lexojnë raportin? Një shqiptar që e lexon, por edhe një i huaj, kushdo që ta lexojë. A ka logjikë kjo? Që ky vendi që me korrupsion të nivelit ndërkombëtar, pa liri të medias, pa liri politike, që s’bën zgjedhje, që korrupsionin e ka në nivel më të lartë, që drejtësia po bëhet nën presionin e ekzekutivit, për të dhënë drejtësi. Ku asgjë nuk shkon domethënë, po bën përparim dramatik drejt BE-së, thotë. Po si? Ku është përparimi dramatik? Dhe ky është e kundërta e këtij, është kjo kundërshtia e brendshme e këtij raporti. Po raporti është shumë besnik. Ama, vendet, vendet më vete, që kanë qeveri që kanë marrë informacionet e tyre nëpërmjet shërbimeve të tyre, nëpërmjet njerëzve të tyre, kanë një situatë të qartë, po aq të qartë sa raporti dhe qëndrimet janë shumë më të qarta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco