Qeveri bandite që ka miliona euro për hotel për mjekët turq, por s'ka për ilaçe e shtretër te onkologjiku!

Qeveri bandite që ka miliona euro për hotel për mjekët turq, por s'ka për ilaçe e shtretër te onkologjiku!

12:07, 07/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Turp i padëgjuar, një administrim totalisht mafioz i shëndetësisë.

Gati 5 milionë e gjysëm euro paguan shteti per hotelin e mjekëve turq, që punojnë në Spitalin Memorial Fier.

Janë miliona e miliona euro që janë paguar për vite me radhë që nga 2022 për hotelin e mjekëve turq.

Kjo qeveri mizerabel nuk ka para për shtretër për shtretërit e kimioterapisë dhe arrijnë sa i dhuron ca shtretër një person privat, ndërsa nga ana tjetër u paguan hotelin turqve.

1. Çfarë marrëveshje e pisët është kjo?

2.Ky spital a është privat apo publik?

3.Ç'lidhje ka shteti me fjetjen e mjekëve turq?

4.Nëse është spital publik mjekët marrin rrogë dhe me të duhet te zgjidhin akomodimin e tyre si çdo mjek në botë por edhe në Shqipëri, përse paguan shteti për ta?

5.Nëse ky spital është privat ç'hyn shteti në këtë gjë, maksimumi mund të blejë paketa shërbimesh dhe spitali rregullon vetë marrëdhëniet me mjekët.

Në Fier ka një spital publik ku shërbejnë mjekë shumë të mirë e të talentuar dhe paguhen me rroga tepër të ulta, ndërsa nga ana tjetër mjeket turq vetëm për hotel marrin trefishin e rrogës së mjekëve shqiptarë, megjithëse këta të fundit mbajnë një ngarkesë të madhe.

Boll më me pazaret e neveritshme të Edi Ramës që trajton buxhetin e shtetit sikur ta kishte kuletën personale të tij.

Ky rast është skandal dhe pyetjet e mësipërme kërkojnë përgjigje.

SPAK boll ndenji si tuhaf dhe boll lidhi sytë dhe duart por të hetojë këtë marrëveshje që qelbet erë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco