Berisha takim me zyrtarin e CDU/CSU: Korrupsioni dhe kartelet e drogës rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE

Berisha takim me zyrtarin e CDU/CSU: Korrupsioni dhe kartelet e drogës rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE

13:00, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur paraditen e sotme në selinë blu, Dr. Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, si dhe Drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer Dr. Thomas Kunze.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se temë e bisedës kanë qënë çështje me rëndësi strategjike për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ku u theksua shqetësimi për ngadalësimin e këtij procesi si pasojë e sfidave serioze që lidhen me aktivitetin e karteleve të drogës dhe nivelin e lartë të korrupsionit, të cilat kanë ndikim edhe në dimensionin e sigurisë kombëtare.

Gjithashtu Berisha shkruan se ‘ndamë bindjen se avancimi i Shqipërisë drejt strukturave të Bashkimit Europian duhet të mbështetet në parimin e meritokracisë dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara’.

‘Në këtë kuadër, u nënvizua roli i opozitës si faktor stabilizues në jetën politike të vendit, si dhe rëndësia e kërkesës së saj të vazhdueshme për krijimin e një qeverie teknike, si një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Sot në një takim me Dr. Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag.

Gjatë bisedës u trajtuan çështje me rëndësi strategjike për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ku u theksua shqetësimi për ngadalësimin e këtij procesi si pasojë e sfidave serioze që lidhen me aktivitetin e karteleve të drogës dhe nivelin e lartë të korrupsionit, të cilat kanë ndikim edhe në dimensionin e sigurisë kombëtare.

Ndamë bindjen se avancimi i Shqipërisë drejt strukturave të Bashkimit Europian duhet të mbështetet në parimin e meritokracisë dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara. Në këtë kuadër, u nënvizua roli i opozitës si faktor stabilizues në jetën politike të vendit, si dhe rëndësia e kërkesës së saj të vazhdueshme për krijimin e një qeverie teknike, si një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në përfundim, u diskutua mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike dhe CDU dhe Bundestagut, partnerëve në Berlin, me synimin për forcimin e marrëdhënieve dhe rritjen e mbështetjes për proceset demokratike dhe integruese në Shqipëri. Në takim morën pjesë Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer Dr. Thomas Kunze, nënkryetarët e grupit parlamentar të PD-së Belind Këlliçi, Tomor Alizoti dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD-së Enri Çeno.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco