Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Bundestagun gjerman me deputetin Peter Beyer, drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor dhe reporter për Shqipërinë. Në një postim në FB, Bardhi theksoi mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se ky proces duhet të bazohet në meritë dhe përmbushjen e standardeve.
Ai thotë se përparimi në shtetin e së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i zgjedhjeve të lira janë thelbësore për rrugën europiane të vendit, ndërsa nënvizoi nevojën për një qeverisje të përgjegjshme që e trajton integrimin si projekt kombëtar.
Postimi i plotë në FB:
Gjithmonë kënaqësi takimi me deputetin Peter Beyer, Drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor në Bundestag dhe reporteri për Shqipërinë. Peter Beyer është një mik i çmuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe një nga zërat më mbështetës të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve, sepse kjo ndihmon qytetarët shqiptarë.
Shqipëria e ka jetike të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për këtë është e nevojshme një qeverisje e përgjegjshme që integrimin e ka projekt kombëtar, dhe jo retorike për propagandën e ditës.
Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Europën dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.
© SYRI.net