Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Situata në Shqipëri/ Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane

Situata në Shqipëri/ Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane

10:41, 19/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfaqësues të Partisë Demokratike po zhvillojnë një agjendë intensive takimesh në Berlin, në institucionet kyçe politike të Gjermanisë, në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Delegacioni i opozitës shqiptare, i përbërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Klevis Balliu, ka nisur mëngjesin e kësaj të enjte angazhimet në nivele të rëndësishme të Bundestagut dhe të qeverisë gjermane.

Takimi i parë është ai me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag dhe raporter për Shqipërinë, një figurë kyçe në vendimmarrjen gjermane për procesin e zgjerimit të BE-së. Sipas agjendës, takimet e tjera janë të fokusuara në çështje kyçe të procesit të integrimit evropian, përfshirë funksionimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Axhenda përfshin takime me:

* Kryetarin e Komisionit për Evropën, Anton Hofreiter

* Kryetarin e Komisionit të Jashtëm, Armin Laschet

* Anëtarin e strukturave për çështjet evropiane dhe përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Knut Abraham

* Kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Mechthild Heil

* Deputetin e Bundestagut, Tilman Kuban

* Zëdhënësin për politikën e jashtme, Jürgen Hardt

* Ministrin e Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Günther Krichbaum

Pak kohë më parë, gjatë një vizite në Tiranë, Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, David McAllister, theksoi se procesi i zgjerimit bazohet në meritë dhe në rezultate konkrete në sundimin e ligjit dhe standardet demokratike. Ai e cilësoi gjithashtu çështjen e Belinda Ballukut si një test të rëndësishëm për seriozitetin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Në këtë kontekst, mbetet domethënëse edhe vota e PS kundër SPAK, një zhvillim që ka ngritur pikëpyetje në Berlin, në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera europiane mbi angazhimin real të qeverisë shqiptare në këtë drejtim.

Gjatë takimeve të djeshme, por edhe në diskutimet e sotme në Bundestag dhe në qeverinë federale, Partia Demokratike synon të garantojë standardet e kërkuara për procesin e integrimit evropian. Një nga objektivat e PD-së është ndërtimin e një procesi më të besueshëm integrimi, dhe garantimi i një procesi mbi bazën e standardeve evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco