Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Muço: Bumi i ndërtimit nuk shpjegohet nga ekonomia reale, pastrimi i parave po dëmton konkurrencën

09:39, 19/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, ka ngritur shqetësime mbi zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare, duke theksuar se rritja e shpejtë në sektorë si ndërtimi nuk përputhet me treguesit e ekonomisë reale. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, ai u shpreh se kjo situatë lidhet me praninë e parave informale dhe me origjinë kriminale, të cilat po futen në sistem përmes skemave të pastrimit.

Sipas Muços, shumë biznese janë të gatshme të heqin dorë edhe nga fitimet, mjafton që të formalizojnë paratë e tyre, çka krijon konkurrencë të padrejtë dhe dëmton bizneset e ndershme. Ai theksoi se kjo situatë po ndikon negativisht në klimën ekonomike, duke detyruar sipërmarrje të rregullta të tërhiqen nga tregu, ndërsa përmendi edhe raste konkrete të dhënies së tenderave dhe projekteve të mëdha kompanive pa eksperiencë apo kapacitete financiare, si në rastin e zhvillimeve të lidhura me portin e Durrësit.

Klodian Muço: Tregon në një farë mënyre që ka diçka që nuk shkon, domethënë që kjo bum i sektorëve të caktuar të ekonomisë siç është ndërtimi, nuk shpjegohet nga ekonomia reale. Kalojmë te faza tjetër, te kjo fazë pastrimi i parave që vjen me lehtë me të drejtën. Sot që ne po flasim, shumë prej bizneseve, domethënë bizneseve që kanë të ardhura të padeklaruara, qoftë në qoftë se bëhet informale apo qoftë si me kriminale, pak rëndësi ka, për të pastruar paratë e tyre, pra për t'i futur në sistemin themi bankar, çfarë bëjnë? Janë të gatshëm që të heqin dorë edhe nga fitimet e tyre. Domethënë ata mjafton që të fusin paratë në sistemin bankar. Kjo çfarë gjeneron? Gjeneron një konkurrencë të padrejtë. Konkurrenca e padrejtë pastaj bën që dëmton biznesin e ndershëm. Kjo është ajo që dëmton ekonominë. Pra ideja është, është e vërtetë kjo që paratë ata i sjellin nga jashtë apo kudo, por që në fund të ditës nuk i bie në qafë realitetit, i bie dëmtojnë konkurrencën e drejtë. Dhe kjo dëmton pastaj kohezionin e brendshëm, sepse ndoshta kemi dhe raste, raste që në ekonominë, në ekonominë tonë kemi herë pas here edhe biznese të ndershme që heqin dorë nga nga fillimi i aktivitetit, sepse janë jo të konkurrueshëm në realitet. Dhe kjo në një farë mënyre tregon pastërtinë në faktin që shpeshherë, tenderat e famshëm. I marrim disa raste, kompani që, kompani pa një, pa një CV të kaluar, pa një kapital, fillestar, shfaqet, me dhjetra kulla, ndërtojnë me kapital, me kapital 10.000 lekë të reja, apo shpeshherë jepen tendera publik, firmave që, që nuk kanë një të kaluar, kemi pasur raste dhe të fundit, porti i Durrësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco