Lajmi i fundit

Keir Starmer njofton dorëheqjen e tij si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste

'Skandali i Call Center-ave në Tiranë', Koplikaj: Hetimi ngadalësohet për shkak të përfshirjes së figurave politike

09:28, 10/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një skemë mashtrimi në masë, e operuar nga call center-a në Shqipëri me në shënjestër kryesisht pensionistët italianë, dyshohet se gëzon mbrojtje të lartë politike dhe policore. Një investigim i emisionit italian “Le Iene”, gjurmët e të cilit të çuan në Tiranë, ka zbuluar një situatë të cilësuar si “vërtet alarmante”, ndërsa një dëshmitar kyç implikon drejtpërdrejt vëllain e kryeministrit.

I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', Taulant Koplikaj autor i emisionit 'Piranjat' tha se industria e call center-ave në Shqipëri është kthyer në një problem madhor për autoritetet italiane, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre mashtrojnë sistematikisht qytetarët italianë.

Pas investigimit të gazetarit Luigi Pelazza, Koplikaj u shpreh se u bë e qartë se problemi nuk konsiston në raste të izoluara, por në një fenomen të përhapur që kërkon një ndërhyrje serioze.

LEXO EDHE: Call Centerat mashtruese - Le Iene kthehen në Tiranë! 500 milion euro në muaj qarkullimi i parave cash

Megjithatë, reagimi i institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri duket se ka lënë për të dëshiruar. Sipas Koplikajt, struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përshkruhet si “e kufizuar në veprimet e saj”, duke ndërmarrë vetëm një goditje fillestare.

Më pas, kur gazetarëve iu ofrua një hartë e detajuar e vendndodhjes së këtyre qendrave nga një ish-punonjës, SPAK-u thuhet se bëri një hap pas, duke ia kaluar çështjen Policisë së Shtetit me arsyetimin se “kërkon shumë investigim”. Nga ana tjetër, edhe Policia e Shtetit shfaqi një qasje hezituese.

Dy patrulla policie që shoqëruan fillimisht ekipin e xhirimit, pas disa telefonatave të vazhdueshme, u tërhoqën duke u thënë gazetarëve “vazhdoni vetë se nuk e bëjmë dot”. Kjo tërheqje ka ngritur dyshime të forta për një implikim të thellë e strukturor të policisë. 

LEXO EDHE: Piranjat dhe Le Iene zbërthejnë call centrat mashtrues/ Pamjet e arrestimit të organizatorëve në Tiranë

Deklarata e plotë:

“Pjesa më e madhe e call center-ave operojnë me me pensionistët italianë dhe me me me qytetarët italianë kryesisht pra.

Dhe pas gjithë këtij investigimi që Le Iene e kanë bërë kryesisht, fillimisht në Itali dhe pastaj janë zhvendosur në Shqipëri dhe në Tiranë kanë vënë re që kjo situatë është vërtet alarmante. 

Nuk është ndonjë mashtrim aty-këtu. Është është në masë. Dhe normalisht kanë ngritur zërin që të, kjo situatë të marrë fund. Jo thjesht për të bërë një investigi, dhe për ta transmetuar dhe për të marrë ato duartrokitjet e publikut, por për t'i dhënë fund të vërtetë. 

Edhe Luigi Pelazza, kolegu gazetar, i cili ka ardhur disa herë në Shqipëri për këtë situatë, ma ka thënë personalisht që duhet t'i shkojë deri në fund me me me me përfshirjen e politikanëve.

Pra, politikanët, politika duhet të hyjë në mes të kësaj situate, sepse policia u pa, SPAK-u ka, është i kufizuar në veprimet e tij. 

SPAK-u bëri një goditje, ndërsa, ndërsa për rastet e tjera kur ne paraqitëm hartën, harta u, le të themi, u mapua, u vendos ose u caktuan vendet nga një person i cili kishte punuar në këto call center-a.

Dhe kur ne kishim hartën në dorë, SPAK-u në një farë mënyre bëri një lëvizje le të themi një hap prapa dhe tha, tashmë është momenti që të merret policia sepse kërkon shumë investigim, shumë punë e të tjerë e të tjerë. 

Të paktën ky ishte justifikimi. Pra situata ishte e tillë që nuk kishte rrugëzgjidhje.

Policia dihej që nuk do të bënte, në një farë mënyre kjo, ky, kjo përfshirja jonë, bashkëpunimi me policinë e të tjerë e të tjerë, ishte një hap i domosdoshëm për t'u bërë, por që e dinim përgjigjen. 

Ne në bisedat që kemi bërë, në përgatitjet që kemi bërë, kemi diskutuar gjithmonë që shiko, do ta marrim këtë përgjigje por le ta bëjmë, që të shohim se deri ku mërrijnë, deri ku janë të përfshirë ata. 

Dhe fakti që një skuadër, dy patrulla policie që erdhën dhe na ndoqën, bënin telefonata gjatë gjithë kohës dhe në momentin e fundit pastaj thanë, u tërhoqën dhe thanë, vazhdoni vetë se nuk e bëjmë dot".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco