Rama shqetësohet për kanoçet e protestuesve por bashkë me bandën e tij, Tiranës i vodhi inceneratorin

Rama shqetësohet për kanoçet e protestuesve por bashkë me bandën e tij, Tiranës i vodhi inceneratorin

10:03, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një simbol flamingoje i hedhur në tokë, shishe plastike dhe letra... këto janë çfarë mbetën në tokë nga protesta e 22-të përpara kryeministrisë.

Kryeministri Rama është ngutur gjatë natës të shpërndajë në rrjete pamjet ku duken edhe mirëmbajtësit e rrugëve që më pas janë kujdesur për pastrimin. Njerëz që bëjnë punën e tyre. Ndërkohë që Rama me kamera e laps në dorë tek filmon e publikon në rrjet imazhe në një mënyrë që sa të mundet ta bëjë pis reagimin madhështor qytetar që i ka shkuar tek dera e zyrës së tij qysh prej 3 javësh dhe i kërkojnë dorëheqjen.

Në shkrim, kreu i qeverisë nxjerr në pah kontrastin e protestës e cila nisi për mbrojtjen e mjedisit, por përfundon ndryshe.

Ndërkohë që harron që ka qene vetë ai dhe ushtarët e tij nëpër ministri e bashki që firmosen për 24 orë 17 vendime e urdhëra që të ndërtonin një incenerator që të pastronte Tiranën. Por që fatkeqësisht inceneratroi nuk ekziston.

Kaq i shqetësuar është Rama për këto bidonat e ujit në shesh sa bën edhe status, por nuk bëri një herë të vetme një shënim për hajdutët që gjysma janë në burg e gjysma janë në kërkim për inceneratorin e munguar të Tiranës. Dhe jo vetëm të Tiranës... e që do shërbenin të mbanin pastër Shqipërinë.

“Një natë në kryeqytet, si metafora e fundit të një proteste që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…”, shkruan Rama.

Ai duhet të marrë mundimin ti ktheje një përgjigje qytetarit që i shkruan ik bëj ndonjë video andej nga spitalet.

Ai mundohet që të zvogëlojë përmasën e reagimit qytetar. Protestat e njëpasnjëshme e kanë shpërfytyruar deri në atë pikë sa tani ka filluar numëron edhe kanoçet e mbetura në shesh. Urojmë që të mos kërkojë të marrë gjurmët e gishtave që të gjejë “armiqtë” që nuk e duan qeverisjen e tij. Nuk e duan po hiç fare dhe këtë sa më shpejt ta kuptojë aq më mirë për të. /av.ne/Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco