Lajmi i fundit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer jep dorëheqjen

Banorët e Nivicës ‘çlirojnë’ Kakomenë, Gjikuria: Skandali me pronat në bregdet, Tavo u premtoi por i mashtroi

Banorët e Nivicës ‘çlirojnë’ Kakomenë, Gjikuria: Skandali me pronat në bregdet, Tavo u premtoi por i mashtroi

09:45, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Çështja e pronave në Shqipëri vazhdon të mbetet një gangrenë e pazgjidhur prej më shumë se dy dekadash, veçanërisht në zonat bregdetare ku konfliktet po thellohen dita-ditës. Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, në intervistë më moderatorin Flavio Qarri në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, ka denoncuar ashpër situatën dramatike të banorëve të fshatrave bregdetarë, të cilëve u është mohuar e drejta elementare mbi pronën e tyre.

Një nga rastet më flagrante mbetet ai i Kakomesë. Prej më shumë se 20 vitesh, banorët e kësaj zone përballen me porta të mbyllura, duke u ndaluar jo vetëm të shfrytëzojnë plazhin, por edhe të vizitojnë manastirin shekullor të zonës. Kjo situatë çoi në një protestë të organizuar nga banorët e Nivicës, të cilët kërkojnë me ngulm hapjen e rrugëve dhe kthimin e pronave legjitime. Ironia thellohet kur kujtohen premtimet elektorale, përfshirë ato të kryebashkiakut aktual Vangjel Tavo, i cili gjatë fushatës premtoi shpërndarjen e qindra certifikatave të pronësisë që, sipas tij, i mbante në sirtar. Sot, ato certifikata duket se kanë humbur, duke lënë qytetarët në pritje të pafundme.

Sipas ish kandidatit për kryetar bashkie, asnjë deputet i mazhorancës nuk guxon të mbajë një qëndrim publik, duke faktuar se si funksionon i gjithë mekanizmi shtetëror vetëm nën komandën e Kryeministrit.

Ndërkohë, ky realitet i zymtë po raportohet edhe përtej oqeanit. Në takimet e zhvilluara me ligjvënës amerikanë, u është përcjellë panorama e vërtetë e korrupsionit në Shqipëri, tha Gjikuria. Ndonëse për partnerët ndërkombëtarë funksionimi i shtetit në këtë formë duket i pabesueshëm dhe absurd, ata kanë nisur të kuptojnë thelbin e krizës.

Flavio Qarri: Pyetja është e thjeshtë. Ju keni bërë thirrje që kur ishit jashtë Shqipërisë për atë organizim të ditës së djeshme në Kakome. Duket sikur pati një reagim të shpejtë, morën masat, hoqën derën dhe më pas çfarë ndodhi dje?

Petro Gjikuria: Ishte e habitshme dhe shumë e mahnitshme ajo që u bë dje nga banorët e Nivicës. Unë, siç e di, dy vitet e fundit që jam këtu dhe mundohem për të mirën e krahinës time, nuk mund të mos isha dje atje në këtë protestë që kishin organizuar banorët e Kakomesë, të cilët kanë mbi 20 e ca vjet me derën të mbyllur, që nuk i lejojnë të vënë në plazh të Kakomesë, nuk i lejojnë të marrin pronat e tyre, nuk i lejojnë të vënë te manastiri, që manastiri shumë qindra vjeçar është atje dhe nuk lejohen të futen.

Flavio Qarri: Pse nuk i lejojnë as ta vizitoje kishën?

Petro Gjikuria: Jo, as të vizitohej kisha nuk kishin akses atje. Unë dy vjet më parë, zoti Flavio, u bëra thirrje, kur isha kandidat për Bashkinë e Himarës, u thashë niviciotëve, të rrapit të Nivicës, që unë në qoftë se fitoj Bashkinë e Himarës, dita e parë e punës time do vij këtu dhe bashkë me juve do hedhim portën poshtë. Edhe këtë e dëgjoi zoti Tavo, edhe vajti dhe tha që dera është e hapur nga nesër. U hap një ditë dhe pastaj u mbyll prapë, dhe ka qëndruar e mbyllur pothuajse për 22 vjet.

Flavio, dua të përmendja një diçka këtu për punën e pronave. Vemi ku vemi, bëjmë çfarë bëjmë, edhe prapë dalim te i njëjti problem, te problemi themelor i pronave që është bërë një gangrenë dhe nuk mund të zgjidhet. U jepen me vendime të Këshillit të Ministrave, pasuri të njërit dhe të tjetrit për investitorë strategjikë, të cilat këto investime nuk është se sjellin të mirë në një fshat, në një qytet. Këto sjellin para në buxhetin e oligarkëve, nuk vënë para tek asnjëri tjetër. Dhe duke qenë se një qeveri i jep me VKM pronat, pse të mos bëjë një VKM edhe të shkojnë pronat te pronarët legjitimë? Është shumë e thjeshtë.

Flavio Qarri: Provokim shumë i rëndë ky, një VKM për të shkuar pronat te pronari. Mirë dhe e thjeshtë do ishte, çështja është, ju praktikisht, nëse do i besonim rezultateve të dala nga zgjedhjet e organizuara nga Rama, në letër dhe në parim jeni mundur me një premtim të ngjashëm. Kështu tha dhe Tavo himariotëve: 'Sa të vij në zyrë i keni pronat gati, i kam në sirtar' tha. Çfarë ka ndodhur, a ua dha pronat himariotëve?

Petro Gjikuria: Të them të drejtën, tha që 'kam nja 700 e ca certifikata në sirtar'. Nuk e di çfarë ka pësuar Tavo, a ka humbur çelësin apo nuk e gjen dot sirtarin. Edhe nuk kanë marrë asnjë. Mund të kenë dhënë nja 20-30 veta njerëzve të tyre, po nuk kanë marrë himariotët akoma. Edhe nuk dua ta bëj këtë vetëm për himariotët, niviciotët. Këtu problemi është i të gjithë vendit. Këtu kanë filluar siç e shikon që nga Rrjolli, që nga Thethi, në Nartë, në Zvërnec, në Ksamil, të njëjtat probleme në Kakome. Këtu problemi është problemi i gjithë vendit.

Po dua të shtoja një diçka Flavio që më ka bërë përshtypje. Ku është Presidenti i vendit me gjithë këto trazira, me gjithë këto protesta që bëhen 20 e ca ditë? Presidenti si nuk del të thotë diçka? Ai është Presidenti i Shqipërisë, Avokati i Popullit. Të mbajnë një qëndrim, të mirë apo të keq, po të dalin…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco