Berisha garantoi se çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar pa meritë nga sistemi gjyqësor, do të rikthehet në detyrë.
Ai theksoi se aktualisht mbi 80-90 prej tyre kanë paraqitur çështjet e tyre në Strasburg dhe falë integritetit të tyre, çdo largim i padrejtë do të korrigjohet sipas ligjit, duke rivendosur dinjitetin e të drejtëve të tyre profesionale.
Fjala e tij:
Eduard Kaja: A do të ketë një rishikim të gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar pa të drejtë nga sistemi në mënyrën më të turpshme me etiketën në kurriz si i korruptuar, njësoj si në vitin 1946 kur u shpallën kulakë? Ju po e provoni vetë mbi kurriz se çfarë do të thotë. A duhet t’i vendoset dinjiteti në vend kësaj elite?
Sali Berisha: Keni shtruar një çështje shumë të drejtë. Sot janë mbi 80, 90 prokurorë dhe gjykatës që kanë paraqitur në Strasburg çështjet e tyre dhe unë i përgëzoj ata.
Njerëz me integritet të cilët kanë vendosur të sfidojnë veprimet arbitrare korruptive të Pamela Ballukut dhe të tjerëve.
Garantoj se çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar dhe që faktohet në mënyrë ligjore se është larguar pa meritë, është larguar për qëllime politike, do të marrë vendin e tij të nderuar një përputhje me një proces ligjor.
© SYRI.net