Berisha: Sqaroj edhe njëherë që protesta e 12 marsit është protestë për largimin e Edi Ramës nga pushteti

14:52, 07/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një komunikim me qytetarët, Sali Berisha sqaroi qartë që protesta e 12 marsit ka një qëllim të vetëm: largimin e Edi Ramës nga pushteti. Ai theksoi se qytetarët nuk mashtrohen nga Lubi Balluku, e cila sipas tij është thjesht një shërbëtore e Ramës, dhe theksoi se përgjegjësi kryesor për vjedhjet dhe shkatërrimin e institucioneve mbetet kryeministri aktual.

Protesta organizohet për t’i kërkuar dorëheqjen dhe për të rikthyer përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

Fjala e tij:

El Meskra: Përshëndetje Doktor, si do të jetë e organizuar protestra e 12 marsit dhe a nuk keni frikë se Edi Rama do e shfrytëzojë protestën që të mbyllë parlamentin brenda pak minutash dhe nuk do lejojë opozitën që të japë qëndrimet e saj për çështjen e Ballukut?

Sali Berisha: Edi Rama çdo skenar mund të zhvillojë dhe është  i aftë të bëjë në parlament çdo provokim dhe të marrë çdo vendim. Por qytetarët vijnë aty për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
Qytetarët nuk mashtrohen me Lubi Ballukun.
Qytetarët e kanë të qartë se Lubia është thjesht një shërbëtore e tij që ka vjedhur së bashku me Edi Ramën.
Por hajduti më kryesor i kombit dhe përgjegjës për të gjitha këto është Edi Rama.
Ndaj dhe sqaroj edhe njëherë që protesta e 12 marsit është protestë për dorëheqjen, largimin e Edi Ramës nga pushteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco