Në një reflektim mbi organizimin e protestave gjatë muajit të agjërimit, Sali Berisha theksoi se sakrifica e pjesëmarrjes në protesta e bën më të pranueshme përpara Zotit dhe e forcon dimensionin moral dhe fisnik të veprimit qytetar.
Ai sqaroi se orari i mbajtjes së protestave lidhet me përkushtimet e punës, udhëtimet nga rrethet dhe respektimin e sakrificës së agjërimit, duke kërkuar zgjidhje për të maksimizuar pjesëmarrjen e qytetarëve.
Fjala e tij:
Halit Pepmarku: Pse ora e protestave lihet në darkë duke e ditur që njerëzit vijnë nga rrethet dhe policia shfrytëzon rastin dhe bën kërdinë me protestuesit e opozitës?
Sali Berisha: Halit, janë disa arsye që lidhen me punën, lidhen me ditën e punës, lidhen edhe me agjërimin sepse edhe mund ta tolerojnë, por edhe i rëndon protesta gjatë orëve të regjimit.
Pra përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për ta bërë pjesëmarrjen sa më të mundshme.
Megjithatë duhet të them këtu se duke e marrë agjërimin si sakrificë me qëllim që të pranohet nga i gjithëfuqishmi, edhe protesta është një sakrificë që e bën agjërimin edhe më të pranueshëm, edhe më fisnik, edhe më të bekuar nga i gjithëfuqishmi.
© SYRI.net