‘Nuk kam lidhje me korrupsionin’/ Këlliçi: Balluku ekzekutore e aferave të Ramës! I çoi mesazh si ‘Mamica’

16:02, 06/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka folur për daljen e fundit publike të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, që sipas tij ishte një aktrim dhe propagandë e mbushur me emocione.

Sipas Këlliçit, fjalimi emocional i Ballukut nuk ishte një shenjë pendese, por një strategji e kalkuluar për të ngjallur keqardhje dhe për të projektuar imazhin e një viktime, në një kohë kur ajo përballet me akuza të rënda të faktuara nga SPAK, si në rastin me tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe në Tiranë, ku fatura i kalon 1.1 miliardë euro afera.

Gjithashtu Këlliçi u shpreh se deklarata e Ballukut se ‘nuk ka lidhje me korrupsionin’ ishte në mesazh për Edi Ramën, pasi ajo ka qënë në fakt një ekzekutore e aferave të kryeministrit, njësoj si deklarata e djeshme e Elisa Spiropalit, që ishte ndjerë e zhgënjyer përse i kishte dalë fjala lideri të opoztiës, Sali Berisha për shkarkimin e saj të shpejtë nga qeveria ‘Rama 4’ si ministre e Jashtme.

Intervista në studio:

Këlliçi: Që këta nuk janë socialistë, këta janë specialistë. Pse e them këtë Arnold? Të dëgjoja për një moment, po e dëgjoja dhe unë, edhe pata një ndjesi që isha në një studio tjetër, pata një ndjesi që, ore pse të vjen keq një gruaje që i dridhet zëri, që flet me emocione, që po jepte lamtumirën, po largohej. Thashë ky aktrim po thua. Edhe thua, po po, patjetër, jo në aktrim, i niveleve shumë të larta, për çmim. Pra, propaganda, forma dhe PR-i që këta kanë, komunikimi që kanë, është komunikim specialistësh. Në vend që të të uli kokën, në vend që të të të vazhdojë në jetën e saj private, sepse kapitulli i saj publik dhe politik tashmë është i mbyllur, asaj i pritet vetëm fati penal, se me sa do dënohet për ato afera që është kapur në flagrancë, del, gjen dhe kurajon dhe del dhe thotë që në fund të në fund të ditës tha, po ta mbash mend, mbahen mend tha veprat dhe jo fjalët. Po fjalët janë të vërteta. Po çfarë veprash? Se i kemi parë, i kemi parë rrugët me rërë apo jo? Kanë rënë 10 rrugë brenda një jave, javën e kaluar. Të shohim gjithë juglindja u blloku, juglindja u bllokua, Korça, Pogradeci, Librazhdi për 12 ditë me radhë. Ka vajtur kostoja e ndërtimit e 1 km ka vajtur 24 milionë euro kilometri. I kemi pak dhe në ekran pamjet. Jo po i shoh në ekran pamjet, janë. Zoti Rama tha që ndodh në gjithë botën. Ndodh dhe gjithë bota. Domethënë këto janë veprat. Po mo po bëhen dhe filma, ka thënë dikur Mamica që u shkarkua së fundmi. Por, këto janë veprat për të cilat Balluku krenoheshe sot. Një zyrtar i shtetit i cili zyrtarisht është nën akuzë për 11 procedura në vlerën 1.1 miliardë euro, një zyrtar i shtetit që është i kapur në flagrancë në vjedhjen e të paktën 50 milionë eurove në rastin e tunelit të Llogarasë. Dhe për të kuptuar publiku, qytetari, demokratët që na ndjekin, kushdo, mjafton të bëni diferencën mes, për të kuptuar atë atë shprehjen e famshme të Pjetër Arbnorit, që këta janë specialistë dhe nuk janë socialistë, mjafton të bëni diferencën midis mesazheve private të Belinda Ballukut, se ajo është Belinda Balluku, që Ramës i drejtohej Pallosh i gjatë, që jepte porositë për Carlo Bolinon super rrot k... e të tjerë e të tjerë. Vetë që fyente zonja Balluku. Po që thyente biznese, që i degjeneronte kompanitë private e të tjerë e të tjerë, me vartësin e saj, dhe shihni këtë imazh që doli ditën e sotme, i kuruar. Shiheni imazhin, i kuruar, me fjalë të ndjera, me një zë që dridhej, që përçonte emocion dhe ti thua që, ore një moment i paskan hyrë në hak kësaj. Se nuk paska 300 apartamente sipas asaj që tha. Po jo 300, po nuk ka as tre tha ajo. Njëlloj si Edi Rama, po ta mbani mend, Edi Rama, ti e mban mend shumë mirë, kur garoi për kryeministrin e parë kishte vetëm 3000 euro kursime. Po. Sot vetëm themelet e shtëpisë i bëjnë milionë euro. Me qira jetonte aso kohe. Me qira. Njëlloj si kjo drejtoresha e AKSHI-t, që unë them që t'i hapim një gofundme, t'i marrim një makinë. As makinë nuk kishte, as shtëpi. Pra nuk ka as makinë, as shtëpi e shkreta dhe jeton me qira. Po kjo është jo të tallesh me qytetarët, po kjo është, kjo është kulmi i hipokrizisë, i paftyrësisë dhe unë nuk e di se ku e gjen kurajon ta bëjë këtë gjë.

Karriqi: A i thuri vërtet elozhe zonja Balluku Ramës sot, apo i dërgoi një mesazh? Ju pyes sepse tha, frymëzohem nga zoti Rama, kemi bërë ndërtime të mrekullueshme bashkë dhe nuk kam lidhje me korrupsionin.

Këlliçi: Dhe në çdo moment, ky ishte një mesazh, njëlloj si Mamica e Skënderbeut dje në parlament që iu drejtua zotit Berisha në një replikë me mua, por fakt në fakt mesazhin e kishte për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Njëlloj sot Balluku iu drejtua Edi Ramës duke i thënë qartë që unë nuk kam lidhje me korrupsionin, se tash këtu duhet të jem duhet të jemi të vërtetë dhe ne me shikuesin që na ndjek. Në të dyja rastet që Balluku akuzohet, qoftë në rastin e tunelit të Llogarasë, 50 milionë euro, apo në procedurat në lotet e Unazës së Madhe, që shkojnë deri në 1.1 miliardë euro, në të gjitha mesazhet e bëra publike deri tani, ju shihni që porositë kanë qenë të Ramës. Ajo i shkruan vartësit të saj, drejtorit të rrugëve dhe i thotë, ky ka folur me Ramën. Kjo është porosia e Ramës. Prit filanin se e do Rama. Pra, ajo ka qenë ekzekutore e aferave korruptive të Edi Ramës. Kjo nuk është se e lehtëson, por në thelb, mesazhi është fare i qartë. Balluku ka qenë një mekanizëm, një levë, një mashë për të çuar përpara projektet dhe vendimmarrjet dhe dëshirat personale të sulltanit, që është Edi Rama. Dhe ai mesazh që u dha pak më parë, që unë nuk kam lidhje me korrupsionin, tha Belinda Balluku, se edhe për pak do thonë që fajin e ka Saliu, edhe për këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco