Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar pas takimit me Vjosa Osmanin, duke theksuar se kanë diskutuar për datat e mundshme për zgjedhje.
Ndërsa mungesen e kreut të LVV, Albin Kurtit në këtë takim, e ka quajtur si tallje me popullin.
Haradinaj: Sot kemi pyet për datën e zgjedhjeve dhe veprimet që pasojnë me tutje. Nuk ka diçka të re, jemi në autopilot. Mospjesëmarrja e VV- së me partnerët është e pakuptimtë. Mosardhja e tyre qoftë dhe me mendime të kundërta për një temë kaq të ndjeshme, është fyerje për vendin. Mos ardhja e tij nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatën Kushteteuse është fyerje, tallje me proceset. Sa u përket datave janë 5,12 19 prill, mund të ketë dhe ndonjë datë tjetër. Ne s’kemi ndonjë datë të preferuar, jemi në autopilot dhe presim Gjykatën Kushteutese.
© SYRI.net