'Balla me 0900 e ka bërë karrierën'/ Paloka: Rama do t'i zëvendësojë deputetët e tij me 'kopilat e Diellës'

09:47, 06/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, pas seancës së fundit të tensionuar në Kuvend.

Sipas Palokës, sjellja e Ballës dhe gjuha e përdorur nuk janë një incident i izoluar, por pjesë e një strategjie të qëllimshme të kryeministrit për të degraduar institucionin e Parlamentit.

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, Paloka e cilësoi kreun e grupit socialist si "katunarin tipik" që është vendosur me qëllim nga Rama në Kuvend. Ai shkoi më tej duke deklaruar se karriera politike e Ballës është e lidhur me një skandal të vjetër, duke iu referuar atij si "numri i tij i telefonit".

"Ajo është karriera e këtij. 0900 është mënyra si ka bërë karrierën ky. Është simboli i këtij," deklaroi deputeti demokrat. Sipas tij, qëllimi final i Ramës është ta degjenerojë Parlamentin në atë pikë sa qytetarët të ndiejnë neveri për të. Paloka argumenton se kryeministri nuk ndihet rehat në Kuvend, pasi ai mbetet i vetmi vend ku pas 13 vitesh në pushtet, ende përballet me kritika dhe i "thuhet e vërteta në surrat".

Ai gjithashtu kritikoi ashpër reagimin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë incidentit, duke e akuzuar se veproi si një person që merr urdhra nga Balla. Paloka theksoi se gjuha fyese e përdorur në seancë është në fakt standardi me të cilin Rama u drejtohet anëtarëve të partisë së tij në mbledhjet e brendshme, madje edhe në formë më vulgare. "Këta me atë janë mësuar," shtoi ai.

Deputeti demokrat vuri në dukje se edhe brenda grupit socialist ka shenja disidence, duke përmendur "grimasat e revoltës" së ministres Elisa Spiropali dhe deklaratën e vetë Ramës se do t'i zëvendësojë deputetët aktualë me "kopilat e diellës", çka sipas Palokës, tregon se për kryeministrin ata nuk kanë asnjë vlerë.

Paloka:

Nuk isha as në parlament në fakt. Besoj e keni vënë re që nuk preferoj të rri shumë në atë sallë. Jam kryesisht kur flet Berisha apo kur ka ndonjë gjë të rëndësishme, dhe sidomos kur vjen Rama, që për fat të keq apo të mirë, vjen shumë rrallë tashmë, një herë në vit. Por mendoj që reagimi i kolegëve të mi ishte i duhuri. Reagimi i Niko Peleshit nuk ishte ai që, qoftë edhe për hipokrizi apo për dukje, duhet të ishte.

Edhe është fatkeqësi e madhe domethënë, që ja kam thënë dhe atij në sy, është fatkeqësi e madhe domethënë që ky qytetari korçar i merr urdhrat edhe porositë nga ai katunari që është në krye të grupit të Partisë Socialiste. Dhe kur them katunarë, që të jemi të qartë, nuk e kam fjalën për ata që kanë lindur në katund, sepse të lindësh katund nuk do të thotë të jesh katunar. Katunar është pikërisht ai, tipiku i katundarit që është në atë parlament dhe që është vënë me qëllim aty nga Rama, si shumë të tjerë. Rama, këtë parlament, ose më mirë, parlamentin, jo këtë parlament, ka kohë që ka dashur ta degjenerojë. I vetmi vend ku Rama nuk ndihet komod, është parlamenti. Sepse është i vetmi vend ku mbas 13 vitesh ende i thuhet në surrat ajo që i duhet thënë.

Ndërkohë që gjithë vendet e tjera, në partinë e tij, ato fjalë që tha ky, kryetari i grupit socialist dje në parlament, Rama jua thotë rëndom aty në mbledhjet e tyre, e dimë kjo është histori që e dinë të gjithë domethënë, madje nuk jua thotë me aq delikatesë në thonjëza, sa e tha ky me numra. Rama jua thotë copë nëpër mbledhje. Ka filluar këtë histori që ditët e para kur ka hypur në pushtet, pra që kur u bë ministër Kulture, marrëdhënia e tij me varësit dhe kur është bërë kryetar partie me gjithë ata që ka në Partinë Socialiste, kjo është. Nuk ka fjalë tjetër aty për femrat, edhe për burrat madje. Dhe me atë janë mësuar ata. Mbase prandaj edhe ju duk sikur ky vetë që foli për shembull, Taulant Balla, ky e ka bazuar karrierën te ai numër telefoni. Domethënë gjithë jeta e tij është ai numër telefoni.

Domethënë nuk është gjallë Fatos Nano, se po të ishte gjallë Fatos Nano, domethënë e kisha më kollaj, se tash ai s'është edhe duket sikur po shfrytëzoj një të vdekur për t'i kujtuar ca gjëra. Po të ishte, do tregonte shumë gjëra për karrierën e këtij. Ajo është karriera e këtij. 0900 është mënyra si ka bërë karrierën ky. Është simboli i këtij dhe jo vetëm i këtij në fakt, edhe shumë të tjerëve, që Rama ka mbledhur sot në atë parlament. Dhe siç po thoja, qëllimi i Ramës është ta degjenerojë atë parlament. Jo më kot i ka futur këta. Ti shih aty kush flet, janë nja tre vetë që flasin. Është kjo femra, Zeqineja, Taulant Balla vetë edhe se di se kush është një që, një që i tha Flamurit dje njëherë vije si çam, i tha, njëherë vije si grek në zyrë. Domethënë këta i ka gjetur ai, ka stile. Pse e bën këtë? Që të degjenerojë parlamentin, që njerëzit kur të shohin parlamentin të ndjejnë neveri për atë sallë. Dhe kjo vetëm sepse Ramës nuk i pëlqen parlamenti dhe nuk do të jetë në një vend siç thashë, ku i thuhet në surrat e vërteta që atij nuk i pëlqen. Pra, e gjithë kjo është pjesë e lojës së Ramës. Gjithë kjo që ndodh. Ai mender që foli dje, mbas asaj e patë ju se si, mbas reagimit që bën dhe kolegët tanë, e patë se si u përpoq të përdridhej, se thashë ky ka qenë numri i tij gjithmonë. Është numri i Ramës, është numri i tij. Kështu janë mesuar kta, përdridhen. Se ky merr shembull nga shefi. Ky është një, thashë një katunar i vogël që përpiqet dhe ky të bëjë çfarë bën shefi. Këtë punë ka bërë Rama gjithë jetën e vet.

Është përdredhur. Sa këtej andej. Shihe çfarë bën në politikë. Nga Sorosi kërkon të shkojë te Trumpi. Nga Netanyahu te Erdogani, ja na sjell, e kështu me radhë. Po janë këta tipa. Edhe ky dje domethënë sa u kap ashtu si u kap, filloi të përdridhej, jo po, se gënjeu, nuk kërkoi ndjesë. Po edhe ndjesën e kishte fallco, po gënjeu. Se tha, jo po ky është numri i Bashkimit Evropian. A thua se ishin nga katundi i vet ata që ishin aty rrotull dhe nuk merrnin vesh se ç'bëhet në këtë botë. Pra, edhe njëherë, ky parlament, unë e kam thënë, mbase jam bërë i mërzitshëm duke e përsëritur, praktikisht ne s'kemi asnjë punë në atë parlament. Për shumë arsye, jo vetëm për këto.

Domethënë Rama opozitën aty pothuajse e ka eliminuar, edhe rregullorja e fundit që mora vesh që po përgatisin dhe po bëjnë, është për të eliminuar krejtësisht parlamentin. Se atyre të vetëve, ai jua ka thënë tashmë, domethënë duhet të jesh, të kesh surratin e tyre që të vazhdosh e të rrish me Ramën. Shyqyr që pamë më në fund, do thoni ju, Elisa që deri dje e mbaj si etaloni i servilizmit ndaj Ramës, të paktën ka treguar këto momentet e fundit, ka treguar ca grimasa revolte apo disidence brenda atij grupi. Se të tjerët, që në momentin që ai, thashë, i ka trajtuar gjithmonë ashtu si ju thashë pak më parë, këtë e dinë të gjithë, ata e dinë të parët. Po që kur ai del publikisht, Rama pra del publikisht, dhe thotë, shumë shpejt këta unë do t'i zëvendësoj me kopilat e diellës, domethënë nuk do ketë, se 83 tha numrin, e tha numrin fiks të deputetëve të tij, shumë shpejt tha do keni në parlament 83 fëmijë të diellës se është me barrë diella tha, pra këta për Ramën aq vlerë kan. Dihet se ç'vlerë kanë ata për Ramën. Janë kopilat e diellës, janë numra, madje as numra jo. Se po t'ju vinte nga një numër, prapë do evidentoheshin. Ata i merr nga hiçi, ca i bën ministra nga hiçi, pastaj o shkojnë, prapë i kthehen në hiç, ose i çon në burg, siç ka bërë deri tani. Asnjë vlerë nuk ka asnjëri prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco