Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri dënoi ashpër gjuhën e përdorur nga deputeti i PS-së, Taulant Balla ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi por dhe kreun e Kuvendit Niko Peleshi i cili nuk e përjashtoi.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, është përjashtuar nga punimet Parlamentit vetëm sepse i është drejtuar Niko Peleshit me termin “i paburrë”.
Por sot Niko Peleshi dëshmoi se është i paburrë për mënyrën si e drejton Kuvendin, pasi as nuk guxoi të përjashtonte Taulant Ballën, i cili përdori gjuhë denigruese ndaj deputetes Albana Vokshi, duke i thënë se të nis numri me 0900.
I paburrë ishte edhe justifikimi i Taulant Ballës se ky është numër i BE-së, pasi kjo është e pavërtetë.
Sa për përjashtimet tuaja, ato janë fletë nderi për ne, sepse në fund të ditës, në partinë tuaj nuk ua japin kurrë mundësinë as të përjashtoheni me dinjitet.
© SYRI.net