Seanca në Kosovë -  Në mungesë të opozitës, zgjedhja e presidentit është e pamundur

Seanca në Kosovë - Në mungesë të opozitës, zgjedhja e presidentit është e pamundur

22:33, 05/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë mbetur më pak se 1 orë deri në përfundim të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës ka filluar me një mungesë të madhe deputetësh. Vetëm 64 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa mungojnë 56 të tjerë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje vazhdimisht deputetëve të opozitës të marrin pjesë në sallë për seancën për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ajo tha se deputetët e kanë “detyrim” të jenë të pranishëm sipas Kushtetutës së vendit dhe se ata nuk kanë marrë leje për të munguar. Megjithatë duket se ata nuk janë të gatshëm të kthehen.

Në mungesë të tyre, zgjedhja e presidentit është e pamundur, pasi nevojiten së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë.

Sot është afati i fundit kur Kosova duhet t’i nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më tani LVV ka propozuar Glauk Konjufca dhe deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “monopartiake” seancën e thirrur për të votuar kandidatët për postin e presidentit, duke thënë se kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje - Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha-Kollçaku - tregojnë se nuk ka gatishmëri për bashkëpunim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco