Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar kanë ndezur një debat të ashpër në mesin e panelistëve në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, të cilët ngrenë pretendime për një degradim total të parlamentit dhe vënë në dyshim se kush e mban realisht pushtetin në vend.
Në qendër të kritikave është Kryeministri Edi Rama, për të cilin analisti Enton Abilekaj tha se është përgjegjës për shkatërrimin e institucionit ligjvënës dhe për një mungesë të paprecedentë në seancën ku u votua qeveria e tij e re.
Sipas Abilekajt, parlamenti shqiptar ka marrë fund dhe është kthyer në një parodi, ku kryeministri i shmanget detyrimit kushtetues për të dhënë llogari. Mungesa e tij dhe e vetë ministrave të emëruar gjatë votimit në seancë plenare, cilësohet si një akt që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e pluralizmit, duke dëshmuar për një nivel të ulët të diskursit dhe funksionimit institucional.
Abilekaj, vëren se Rama ka shkatërruar çdo institucion që nuk e kontrollon dot plotësisht, duke e degraduar parlamentin në një nivel ku askush nuk e beson më. Një tjetër pikë kritike janë emrat e rinj të kabinetit, të cilësuar si figura krejtësisht të panjohura edhe për vetë opozitën.
Këto pamje janë, pamje që një njeri që e shikon, çfarë qeverie bëhet, një njeri që e shikon se çfarë mazhorance ka, ku del Elisa, e vetmja që di të shprehet në shqip është Elisa Spiropali dhe ajo shprehet në shqip kundër Ramës. Dhe vetëm analfabetët dalin të mbrojnë Ramën, dhe bën një qeveri me emra që ai as vetë nuk i di. Nuk ka çfarë të bëjë dhe çfarë të mbrojë, përveçse të ulë, të godasë poshtë brezit opozitën.
Të mos mjaftohet me atë që po i bëhet opozitës, por të sulmojë akoma më keq poshtë brezit. Ky është niveli ku Edi Rama ka vendosur ta çojë parlamentin. Sot Jozefina Topalli, me shumë të drejtë, tha diçka, që kryeministri, nuk ka ndodhur ndonjëherë në, që kur është bërë parlamenti pluralist, që kryeministri të mos jetë prezent kur bëhen ndryshimet në qeveri. Nuk ndodh kjo, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ministrat vetë, që janë për t'u votuar, mos jenë prezent në seancë kur bëhet ndryshime në qeveri dhe votohen. Nuk janë aty.
Parlamentarizmi në Shqipëri ka marrë fund, nuk ka parlament. Edi Rama ka shkatërruar parlamentin. Edi Rama siç ka shkatërruar çdo institucion, sepse që nuk e kontrollon dot, që nuk ka, nuk e bën dot 100% të vetin, ashtu bën dhe parlamentin. E parodizon, e çon tek Zeqineja, te ca janë ato, Sara, Mila, ca janë ato. E degradon në një nivel që askush të mos e besojë më dhe të gjithë të tallen. Dhe pastaj nxjerr Taulantin e përhershëm, që ta degradojë deri në erotizëm. Siç bën Taulanti se këtë punë ka Taulanti.
Ky ka mbetur për punët e ndyra të Edi Ramës tani se s'ka njeri tjetër. Kështu që këtu, këtu është ka nisur parlamenti. E ka shkatërruar Edi Rama si institucion, sepse nuk ka arritur dot ta bëjë monist. Edi Rama shkonte në parlament pas 2019-ës kur iku opozita që u futën ata lista e mbeturinave të opozitës. Vetëm atëherë kënaqej në parlament. Nuk është shfaqur më. Një kryeministër që e ka detyrim kushtetues, përcaktohet që një herë në javë bëhet seanca plenare minimumi dhe në seancë plenare ai duhet të shkojë se një herë në javë kryeministri jep llogari, në çdo vend të botës.
Sado fasadë demokratike të jetë, sado pjesërisht demokratik, sado diktatorial të jetë, në çdo vend të botës në seancën plenare shkon kryeministri për të dhënë llogari ose për të bërë sikur jep sikur jep llogari. Këtu votohen ndryshimet në qeveri dhe nuk ka, nuk është kryeministri. Dhe ata votojnë aty si, si robotë. Si Diella. Dhe ky është pikërisht ai banalitet i së keqes që ju përmendët dhe është bërë banaliteti i së keqes, është bërë metodë funksionimi e politikës.
© SYRI.net