Rikalibrimi SHBA-BE, Nesho: Amerika po i kërkon Europës të qëndrojë mbi këmbët e saj, paradokset po dalin në pah

22:12, 24/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rendi global po përjeton një fazë transformimesh të shpejta, që po sfidojnë aleancat e vjetra dhe po krijojnë pasiguri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në qendër të këtyre zhvillimeve qëndron raporti mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europës, i cili, sipas analistit Dritan Nesho, po kalon një “rikalibrim të vështirë”.

Duke folur për 'A SHOW' me moderatorin Adi Krasta në SYRI TV, Nesho shpjegon se Uashingtoni po përpiqet të zhvendosë një pjesë të barrës së sigurisë globale tek aleatët europianë, duke kërkuar që Europa të qëndrojë më shumë “mbi këmbët e saj”. Kjo nënkupton rritje të investimeve në mbrojtje, më shumë përgjegjësi në arkitekturën e sigurisë dhe një rol më aktiv në menaxhimin e luftës në Ukrainë.

Sipas Neshos, edhe pse stili i Donald Trump është shpesh i ashpër dhe shokues në retorikë, substanca e mesazhit nuk është e papranueshme: Europa duhet të reduktojë varësinë nga energjia ruse dhe të bëhet një partner më i barabartë me SHBA-të për ruajtjen e paqes dhe rendit liberal ndërkombëtar.

Nesho: 

Pa diskutim që ka shumë ndryshime në rendin global, në rendin botëror. Shumë nga këto dyshime, në një farë sensi, ndryshime janë të domosdoshme. Historikisht, superfuqitë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara saj Britania e Madhe e më tej, kanë rënë nga statusi i tyre, nga pesha e sistemit global dhe kostoja që ju ka imponuar mirëmbajtja e një sistemi global që funksionon për ta. Në një farë sensi, administrata Trump po përpiqet që ta, të zhvendosi responsabilitetin nga qendra, nga Amerika, tek aleatët e saj dhe tek partnerët e saj. Dhe siç e ka thënë një nga senatorët, është si ajo analogjia me fëmijët, që e çon fëmijën deri në universitet e përtej dhe në momentin që mbaron universitetin, tani thua duhet të qëndrosh në dy këmbët e tuaja. Në një farë sensi, Shtetet e Bashkuara, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, e ka subvencionuar arkitekturën e sigurimit dhe paqes në Europë dhe në shumë teatrër të ndryshëm globalë.

Në këtë moment, ajo po shtyn Europën që të qëndrojë mbi dy këmbët e saja, si me investimet që kërkohen të bëhen në fushën e sigurisë dhe në fushën e mbrojtjes, si marrja e një roli lidershipi për zgjidhjen e çështjes së luftës në Ukrainë, dhe të qenit një partner i barabartë me Shtetet e Bashkuara, në sensin që kontributet duhet të jenë të barabarta nga të dy anët, për të mbajtur në një farë sensi paqen dhe rendin liberal botëror që është formuar në 75 vitet e fundit.

Pa diskutim që është një, ky është një rikalibrim i vështirë në shumë dimensione, në dimensionin monetar, në dimensionin e sigurisë kombëtare dhe ushtarake, po dhe në dimensionin e retorikut. Trump-i tha një gjë shumë interesante në fjalimin e tij të Bordit të Paqes, ku tha që Marco Rubio përcolli të njëjtat mesazhe që kam përcjellë edhe unë dhe J.D. Vance-i, por e bëri në një mënyrë që ishte më diplomatike. Dhe pa diskutim që presidenti i Amerikës ka stilin e tij dhe ky është një stil që është shumë brusk, shumë goditës, ëh është më shumë një përcjellje politike në një tubim politik, mënyra se si ëh flet Trumpi sesa një përcjellje që pranohet në rangjet diplomatike të larta, si forume si Mynihu, konferenca e sigurimit të Mynihut. Por substanca qëndron. Dhe substanca nuk është një substancë e keqe, nuk është një substancë që vetë votuesit në shumë demokraci të ndryshme, në Shtetet e Bashkuara po dhe në demokracitë e Bashkimit Evropian, e pranojnë që Evropa duhet të qëndrojë në vetveten e saj, Evropa duhet të heqi dependencën që ka kundrejt naftës edhe gazit rus, sepse në një anë e lufton. 

Sepse, subvencionimi i makinës së luftës ruse vjen nga nga gazi. 

Pa diskutim që ai është një vendim politik. Në qoftë se shtete të ndryshme nuk i përputhen veprimit të Shteteve të Bashkuara, ato kanë të drejtën e tyre për të ndërprerë blerjen e naftës amerikane. E kuptova. Po puna këtu qëndron që në shumë raste Evropa ka pranuar disa paradokse të qëndrueshme. Ishin të qëndrueshme sepse ishin të domosdoshme në fusha të ndryshme. Kjo është një nga paradokset, përdorimin dhe blerja e naftës dhe gazit rus, në të njëjtën kohë që nga ana tjetër po përpiqet të suportojë Ukrainën, të prezervojë sovranitetin e saj dhe kufijtë e saj. Dhe në shumë nga argumentet që kanë ardhur nga administrata e Trump, janë argumente që në substancë qëndrojnë. Për çka se në retorikë janë përcjellë në një mënyrë shokuese. Dhe kjo është stili i presidentit amerikan, që përpiqet të shokojë në fillim.

Shiko, këtu ka një diferencë kulturore midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Në Shtetet e Bashkuara, një vend që kapitalizmi është më i egër dhe më përpara në demokracinë e saj, nuk ka koncepte të lopëve të shenjta. There's no sacred cows. Çdo gjë vihet në pikëpyetje në një mënyrë të rregullt, në një mënyrë të shpeshtë, duke përfshirë edhe arsyetimi i shumë nga këtyre strukturave diplomatike, politike, të sigurisë dhe të mbrojtjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco