Organizata Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, bazuar në 75% të mostrës.
Lëvizja Vetëvendosje del e para me 42.7%, ndjekur nga PDK me 21.5%, LDK me 17.7%, AAK me 7.1% dhe Srpska Lista me 6.4%.
Dalja e votuesve ishte 37%, krahasuar me 45% në zgjedhjet e dhjetorit 2025.
DnV vlerësoi procesin si "të qetë dhe përgjithësisht të rregullt," duke theksuar si problematikë kryesore vështirësinë e votuesve për të gjetur vendvotimin e saktë.
Organizata u kërkoi subjekteve politike të përmbahen nga festimet e parakohshme.

© SYRI.net