Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

8 ditë përpara Kryeministrisë/ Fatos Lubonja: Protesta do vazhdojë deri në dorëheqjen e Ramës

8 ditë përpara Kryeministrisë/ Fatos Lubonja: Protesta do vazhdojë deri në dorëheqjen e Ramës

20:59, 07/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Fatos Lubonja, duke folur në protestën e tetë qytetare përpara Kryeministrisë, u shpreh se qytetarët e mbledhur në shesh janë bashkuar rreth një mesazhi të vetëm: “Shqipëria nuk është në shitje”.

Sipas tij, kjo parrullë përfaqëson kundërshtimin ndaj një modeli zhvillimi që, siç tha ai, favorizon oligarkët dhe krimin e organizuar në dëm të interesit publik.

Ai deklaroi se protesta do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Lubonja: Këtu jemi shumë dhe jemi të ndryshëm. Por na ka bashkuar një gjë që është më e rëndësishme, ajo parrulla: "Shqipëria nuk është në shitje". Kuptimi i saj është kundër një Shqipërie të ndërtuar nga krimi dhe oligarkët.

Unë nuk jam nga ata që bërtasin, por dua t’u them atyre që pyesin se çfarë është zhvillimi. A është zhvillim ai për oligarkët dhe me oligarkët? Ky nuk është zhvillim, por një tumor që po rritet në trupin e Shqipërisë dhe që duhet ta pastrojmë.

Do të qëndrojmë këtu derisa ta detyrojmë të japë dorëheqjen. Zvërneci na tregoi grabitjen e Shqipërisë.Nga ky shesh i bëj thirrje edhe SPAK-ut të na mbrojë nga ky projekt kriminal.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco