Protesta kombëtare – Korçarët pjesëmarrje masive, dynden drejt Tiranës kundër qeverisë së krimit

Protesta kombëtare – Korçarët pjesëmarrje masive, dynden drejt Tiranës kundër qeverisë së krimit

11:11, 10/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë të martë, 10 shkurt, ora 17:00, opozita do të zhvillojë protestën e radhës në Tiranë, një tubim që pritet të mbledhë qytetarë nga zona të ndryshme të vendit.

Kjo protestë shihet si pjesë e vazhdimësisë së aksioneve opozitare, me qëllim shprehjen e pakënaqësive politike dhe sociale, si dhe për të ushtruar presion ndaj qeverisë aktuale.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme edhe nga qarku i Korçës. Konkretisht, në protestë parashikohet të marrin pjesë rreth 100 persona nga Devolli, 250 deri në 300 persona nga Maliqi, rreth 350 qytetarë nga Korça, 100 nga Pogradeci si dhe afërsisht 30 persona nga Kolonja.

Organizatorët shprehen se këto shifra janë orientuese dhe mund të ndryshojnë në varësi të interesit dhe angazhimit të qytetarëve.

Sipas informacioneve të siguruara nga degët lokale të Partisë Demokratike, organizimi i udhëtimit do të realizohet kryesisht përmes mjeteve private, ndërsa nisjet do të bëhen në orare të ndryshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco