Kryeministri ligjvënës edhe Kryeparlamentari figurant!

Kryeministri ligjvënës edhe Kryeparlamentari figurant!

21:28, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Irena Beqiraj 

Kur shikoj Kryeministrin që ka pushtet absolut mbi Kryetarin e Parlamentit, më lind pyetja – për çfarë na duhet Parlamenti?

Kryetari i Parlamentit "i bindet" Kryeministrit, i ulet në krah pa zë, vetëm me figurë, e dëgjon me kokën ulur, ndërsa ky i fundit vendos të ndryshojë ligjet.

Ndërkohë që demokracia edhe Kushtetuta kërkojnë që këto dy pushtete, ai i ligjvënësit edhe i qeverisë, të jenë të ndara.

Në Kushtetutë, Kryeministrit i mungon autoriteti për të vendosur për ligjin; përkundrazi, atij i kërkohet të kujdeset që ligjet të ekzekutohen me besnikëri.

Parlamenti është ligjvënësi edhe është i pajisur me një të drejtë dalluese – "t’i kërkojë llogari Kryeministrit", edhe kurrsesi të marrë urdhëra, aq më keq haptazi, nga Kryeministri!

Nuk ka nevojë për interpretim të rafinuar të Kushtetutës, nga ato që na ofrohen me bollëk në TV, për të mësuar se në një Republikë Parlamentare një personi nuk i lejohet të bëjë ligjin. Liria e Kryeministrit për ta bërë këtë kaq hapur sigurohet nga heshtja e Kryetarit të Parlamentit. Ky është dominim i Parlamentit edhe shkatërrimi i themeleve të Republikës Parlamentare.

Merrni dy minuta. Përdoreni pushtetin. Demokracia nuk mbron veten, ju duhet ta mbroni atë!

Në të kundërt duhet të na thoni në çfarë dreq Republike jetojmë ne?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco