VIDEO/ Çollaku në ‘Task Force’: Drejtësia është nisur drejt zyrës së Ramës, pritet masa radikale nga BE

19:29, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari i njohur Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka bërë një analizë të fortë të zhvillimeve të fundit rreth SPAK, ministres Belinda Balluku dhe rrethimit politik të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Çollakut, refuzimi i kryeministrit për të shkarkuar zv.kryeministren Balluku, pasi kjo e fundit u mor zyrtarisht e pandehur, tregon se ‘ortakëria’ e tyre është shndërruar në një luftë të hapur kundër drejtësisë.

Çollaku deklaroi se akuzat ndaj Ballukut pritet të rëndohen me elementë të ‘grupit të strukturuar kriminal’, por shtoi se lëvizjet e SPAK po konvergojnë drejt zyrës së kryeministrit.

‘Drejtësia është nisur drejt zyrës së Ramës. Nuk është nisur te zyra e Ballukut. E ka kapërcyer zyrën e saj dhe akuzat që do të mbërrijnë në Kuvend do të jenë edhe më të rënda,’ u shpreh gazetari.

‘Sapo prokuroria e posaçme njoftoi se Belinda Balluku është e pandehur, pritshmëria e raportit me drejtësinë duhet të ishte, zonja, tërhiqu. Pra duke e pretenduar veten si të pafajshme, në lëmin e akuzave, ajo do të ishte e gatshme të përballej. Kjo nuk ndodhi.

Faza e dytë që pritej, ishte që eprori i saj, kryeministri, duhej ta shkarkonte për të treguar, mbështetjen që po i jep drejtësisë dhe për ta vënë atë në dispozicion të saj. Edhe kjo nuk ndodhi. Pra, dy elementë që tregonin se këta janë donatorët e mbështetjes së drejtësisë, ranë.

Dhe vijnë tek etapa e tretë, që është lufta. Ku bashkohen të dy? Balluku dhe Rama. Që mbrojnë njëri-tjetrin. Ky është momenti kur drejtësia është nisur tek zyra e Ramës. Nuk është nisur tek zyra e Ballukut. E ka kapërcyer zyrën e Ballukut dhe akuzat që do të mbërrijnë në Kuvend për Ballukun do të jenë edhe më të rënda, do të ketë akuzë për korrupsion, do të ketë për grup të strukturuar…

Do të shtohen elementë me fjalë të rikualifikimit të veprës, sepse ka edhe hetime në këtë periudhë, se nëse ka ndenjur Rama duke parë yjet e shpresës së mos arrestit, struktura e posaçme ka qenë në terren non-stop.

Edhe sot që ne flasim, njëri nga sipërmarrësit që del në këto lidhjet e veprimeve me ministrinë e Ballukut, ka qenë duke u pyetur nga struktura e posaçme. Pra, është e hapur.

Ç’thotë BE-ja? BE-ja e klasifikon Ramën, pra Komisioni Evropian me deklaratë, si jo mbështetës të strukturës së posaçme, jo mbështetës të drejtësisë, pra duke qenë deklaratat tërësisht kundër, duke dhënë, duke referuar edhe rastet e vitit 2025 kur presioni ndaj drejtësisë ka qenë në rritje dhe edhe këtë e klasifikon të tillë, presion ndaj drejtësisë. Dhe njeriu që e bën këtë presion, është kryeministri i vendit.

Pra, dhe ç’ndodh tani? Ky që e shet veten si ortaku e NocRrokut dhe krijues të reformës në drejtësisë në Shqipëri, prindërit e kësaj reforme, SHBA-BE, e kanë shtuar le të themi qortimin, deklarimin, por edhe rrethimin e njerkut, njerku në këtë rast është Rama i reformës në drejtësi, për mënyrën se si ky po vepron. Është duke shkuar drejt hetimit të Edi Ramës dhe ne do ta kemi, unë e kam thënë dhe e përsëris, ai zotëria do të jetë në hetim dhe do të jetë i pandehur vetë.

Në asnjë mënyrë, në mënyrë të pandërprerë çdo ditë në atë kotecin e sabahut kur ai del për të folur për gjëra të ndryshme, kryefjalë dhe refren i tij ka qenë sulmi ndaj drejtësisë. Dje po e ndiqja këtë tollovinë e përditshme, kur përfshiu edhe prokurorinë dhe gjykatën e Durrësit për çështjen e Kurumit.

Kemi parë në këtë javë që mendja turke, zyrtare, pra ajo që është pranë presidentit Erdogan, e ka cilësuar kryeministrin tonë palaço, kloun, e ka delenisur. Po ja them edhe këtë pak me fjalë turke. E ka quajtur palaço patetik ka qenë titulli atje. Pse? Sepse është Kurumi në këtë akuzë. Është një sipërmarrje, biznes turk. Dhe kthehet tani për t’i bërë një qokë, një elozh, ngaqë është edhe aty ku kishe një aleancë që ne e kemi parë se si i ka pasur qëndrimet, kthehet për të marrë prapë feedback.

Tani ky individ është klasifikuar kundërshtar i reformës në drejtësi, Edi Rama. Dhe, dhe në këto qasje unë besoj se Bashkimi Evropian do të ketë masa radikale ndaj Shqipërisë, fatkeqësisht, jo ndaj Ramës. Duhet të jenë të tilla ndaj Ramës. Prokuroria e posaçme, unë shoh, mendoj që ka indicie që të hetojë edhe anëtarët e Këshillit Rregullator të Mandateve që po vonojnë vendimmarrjen, por edhe kryeministrin për pengim të drejtësisë’, u shpreh ndër të tjera në SYRI TV, gazetari Basir Çollaku.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco