Gjatë bisedës në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, juristi Marash Logu ka zbërthyer vendimmarrjen e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se nxitimi i kryeministrit Edi Rama për ndryshime ligjore vjen si pasojë e frikës nga arsyetimi i plotë i kësaj gjykate.
Sipas Logut, edhe pse njoftimi i Gjykatës ishte ‘minimalist’, ai përmban disa konkluzione goditëse për pretendimet e qeverisë. Ai thekson se Gjykata ka rrëzuar një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së kryeministrit: imunitetin e ministrave ndaj pezullimit.
Logu sqaroi se të tetë anëtarët e trupës gjykuese kanë qenë unanimë në një pikë: pezullimi nga detyra nuk mbulohet nga imuniteti kushtetues. ‘Pretendimi i Edi Ramës se imuniteti kushtetues i ministrit e mbron atë nga pezullimi është rrëzuar. Të tetë gjyqtarët kanë thënë që ministrat mund të pezullohen. Ata janë ndarë vetëm te forma, katër kërkojnë autorizim nga Kuvendi dhe katër jo, por parimi mbetet: ministri nuk është i paprekshëm,’ u shpreh Logu.
‘Vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund të kuptohen drejt kur ato po themi janë të arsyetuara. Vetëm me një njoftim minimalist siç ishte ai, po themi, si me thënë mund të deduktosh diçka por nuk mund ta arrish ta kuptosh plotësisht. Një vendim pa vendim do të thotë.
Dhe unë mendoj që nxitimi që ka Edi Rama është pikërisht sepse i trembet edhe asaj po themi që mund të jetë arsyetimi i gjerë i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, sepse në çdo rast pavarësisht se si doli, ajo quhet një vendim. Tani, pavarësisht se përfundimisht trupa gjykuese nuk ka dhënë vendim për të gjitha çështjet që janë shtruar.
Në fakt, edhe ai njoftim ka disa vendimmarrje brenda saj. Po. Së pari Edi Rama ka pretenduar që ministri nuk mund të pezullohet sepse mbrohet nga imuniteti kushtetues. Po.
Gjykata Kushtetuese në fakt, dhe për këtë të tetë gjyqtarët kanë qenë, si me thënë unanim, ka rënë dakord që pezullimi nga ushtrimi i detyrës nuk mbulohet apo nuk garantohet nga imuniteti kushtetues, jo vetëm për ministrin por madje edhe për vetë deputetin.
Pra ajo është një garanci ligjore por nuk është pjesë e imunitetit. Në këtë kuptim, pretendimi i Edi Ramës se imuniteti kushtetues i ministrit e mbron atë nga pezullimi i detyrës është rrëzuar ose ka rënë nga Gjykata Kushtetuese. Të tetë gjyqtarët njëzëri kanë thënë që ministrat mund të pezullohen në ushtrimin e detyrës së tyre, por janë ndarë në formën se si duhet bërë pezullimi i ministrit.
Katër gjyqtarë mendojnë që duhet bërë nëpërmjet marrjes së autorizimit në Kuvend, katër të tjerë mendojnë që nuk është e nevojshme të merret autorizimi në parlament. Po të tetë këta megjithatë, bien dakord që ministri mund të pezullohet. Pretendimi i Edi Ramës ishte që ministri nuk mund të pezullohet në asnjë rast nga ushtrimi i detyrës.
E vazhdon të këmbëngulë. Po dhe pikërisht pra, sepse qartazi këto konkluzione në momentin që do arsyetohet apo do, si me thënë, dalë vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese do lexohen dhe do kuptohen më qartë nga publiku i gjerë, nga politika, nga media e kështu me radhë. Konkluzioni i tretë në fakt që është i rëndësishëm, për të cilin po themi, të tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duket po ashtu që bien dakord, ka të bëjë me pretendimin e Edi Ramës që është cenuar kompetenca e tij si kryeministër.
Tani edhe po të merrni qëndrimin e katër gjyqtarëve që thonë, kërkohet autorizim nga Kuvendi, ata nuk pretendojnë ose nuk pranojnë argumentin që është cenuar kompetenca e kryeministrit, maksimalisht thonë, është cenuar kompetenca e Kuvendit. Pra kryeministrit nuk i është cenuar kompetenca në asnjë rast. Dhe kryeministri nuk ka të drejtë t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar cënimin e kompetencës së një organi tjetër siç është parlamenti në këtë rastin konkret.
Sigurisht që, pasur parasysh konkluzionet e para, në fakt qëndrimi më pas i ndarë i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka një lloj kontradikte brenda. Sepse në qoftë se të tetë anëtarët kanë pranuar që pezullimi nga detyra nuk përfshihet në imunitetin e ministrit, nuk ka sesi ata pastaj të kërkojnë që SPAK-u të kërkojë, duhet të kërkojë heqjen e imunitetit në parlament, se i bie të heqësh një imunitet që ministri në fakt nuk e ka në sa i përket masës së pezullimit nga detyra.
Po nëse në parim ke rënë dakord, ke rënë dakord që kjo nuk është pjesë e pezullimit. Dhe nxitimi po themi i sotëm që ka Edi Rama, por kjo është e rëndësishme sepse fakti që Gjykata Kushtetuese thotë nuk është pjesë e imunitetit dhe ë, potencialisht ministri mund të pezullohet pavarësisht nga forma, kjo në fakt rrëzon edhe propozimet, ndërhyrjet në legjislacion në thonjëza që propozonte për të bërë Edi Rama sot. Sepse me sa kuptohet, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do ndërmarrë një nismë ligjore nëpërmjet të cilës kërkon të ndryshojë nenin 242 paragrafi i dytë, duke përfshirë krahas të zgjedhurve, pra krahas deputetëve, kryetarëve të bashkive, këshilltarëve bashkiakë, të përfshijë dhe funksione të tjera kushtetuese’, tha ndër të tjera juristi Marash Logu në SYRI TV.
© SYRI.net