Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në një intervistë në emisionin e gazetarit Edvin Parruca në Syri TV, komentoi zhvillimet e fundit politike dhe institucionale, duke u ndalur te roli i Gjykatës Kushtetuese, raporti mes pushtetit gjyqësor dhe ekzekutivit, si dhe ndikimi i faktorëve ndërkombëtarë.
Sipas Abilekajt, mosmarrja e një vendimi nga Kushtetuesja nuk ndihmoi askënd tjetër përveç kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se përplasja mes drejtësisë dhe qeverisë po ndiqet me vëmendje të shtuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Enton Abilekaj: Prekja e provave, ndikimi i provave apo, dekurajimi i dëshmitarëve siç mund të themi, nuk mund të bëhet më pas pezullimit. Gjithsesi ne do të shohim sot se çfarë do të ndodhë atje. Ajo që është e rëndësishme është që kjo betejë që vazhdon mes drejtësisë dhe ekzekutivit, ka një vëzhgim shumë të vëmendshëm nga Perëndimi. Nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo është një lloj garancie që reforma në drejtësi është vështirë të ngecë pavarësisht kush është dhe sa e fuqishme është mazhoranca. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ose mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese, mendoj që në përfundim të saj, në fund të saj, nuk ndihmoi askënd, përveç Edi Ramës. Pse them unë nuk ndihmoi askënd përveç Edi Ramës? Sepse e para njëherë la të hapur një çështje shumë të rëndësishme që është se sa fuqi ka një pushtet gjyqësor të ndërhyjë në ekzekutiv, ose mbi një ëh, pushtet të cilit, i cili është i deleguar nga parlamenti, pushteti i ministrit, apo jo? Kjo ka nevojë shumë për një vendim dhe për mos u lënë e hapur nëpër Kushtetutë dhe për të mos mbetur gropë e zezë e cila mund të bëjë gjithçka, mund mund të marrë në qafë çdo gjë dhe mund të jetë fushë për abuzim me pushtetin nga të gjitha krahët. E dyta është që nëse Gjykata Kushtetuese do kishte marrë një vendim pro ose kundër, ne sot do të kishim përballë nevojën për të mbledhur Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, apo jo?
Ndërsa sot s'është e nevojshme pothuajse, sepse mosvendimi ka lënë, ka kthyer pezullimin dhe Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka mbetur si masë e tretë, e cila në përgjithësi është jo proporcionale dhe e panevojshme. Kështu që o masa e dytë ose masa e tretë do të rrinin në këtë mes. Në qoftë se Kushtetuesja do të rrëzonte masën e dytë, atëherë ne do të ishim sot te masa e tretë, për si, që do ishte në fakt masa e dytë. Kështu që besoj që Rama ka marrë një pikë me ose pa dashje nga Gjykata Kushtetuese, nga një mosvendim. Por gjithsesi ne do të shohim sot se si e sheh këtë Brukseli, e sheh si një shmangie ndaj drejtësisë, si një hile ndaj drejtësisë, apo si një vendosmëri e Ramës për të vënë drejtësinë në këtë vend, si garancia e vetme, siç thotë ai, që është garancia e vetme për drejtësinë në vend. Ne e kemi parë se sa garanci është Rama, dhe më vonë besoj, me çështjet e tjera që do të dalin, që priten, do ta shohim vazhdimisht që Rama, jo vetëm që nuk është garancia, por është problemi. Dhe Rama, në momentin e parë që problemi iu afrua, nuk nguroi të tregonte që ai është problemi. Nuk është garancia e drejtësisë së pavarur.
© SYRI.net