Mbrojtja e Ballukut, Këlliçi: Rama kërkon të shpëtojë veten duke penguar integrimin!

Mbrojtja e Ballukut, Këlliçi: Rama kërkon të shpëtojë veten duke penguar integrimin!

16:48, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi shprehet se kryeministri Edi Rama është i gatshëm që në shpëtim të vetes së tij, të mos lejojë integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Përmes një së statusi në rrjetet socialem Këlliçi ka paralajmëruar se shqiptarët nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, në një kohë kur Rama nuk do të heqë dorë na zëvendësja e tij Belinda Balluku.

‚Mbrojtja që Edi Rama po i bën aferave, pengesa që po i bën drejtësisë po sjellin reagim të fortë ndërkombëtar. Nga kjo kuptohet qartë nga kushdo, se sa i madh është presioni që Balluku i ka bërë dhe se sa i kapur është vetë Edi Rama në korrupsion‘, shkruan Këlliçi.

‚Shqiptarët nuk do të sakrifikojnë aspiratën e tyre historike dhe të ardhmen, për fatin personal të një Kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin‘, përmbýll reagimin ligjvënësi demokrat.

Statusi

 Rama është gati të djegë integrimin për lëkurën e tij, por shqiptarët nuk do e lejojnë!

Komisioni Europian ka kërkuar sot trajtimin pa vonesë të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të së pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për abuzim me të paktën 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro.

Ky qendrim i KE vjen menjëherë pasi Edi Rama tha sot se nuk ka ndërmend ta shqyrtojë këtë kërkesë, duke lënë të kuptohet rrëzimin e saj. Madje ai shpalli se do të ndërhyjë në ligj për ta bërë veten dhe mëkëmbësit e tij, të pahetueshëm, të padënueshëm, të paprekshëm.

KE po ashtu, i kujton se nga lufta e korrupsionit, varet integrimi europian!

Mbrojtja që Edi Rama po i bën aferave, pengesa që po i bën drejtësisë po sjellin reagim të fortë ndërkombëtar. Nga kjo kuptohet qartë nga kushdo, se sa i madh është presioni që Balluku i ka bërë dhe se sa i kapur është vetë Edi Rama në korrupsion.

Ai është gati të luajë dhe të vërë në rrezik integrimin dhe raportet e vendit me BE-në, vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij.

Por kjo punë e ka marrë rrugën përfundimisht!

Ai mund të fitojë kohë, por po i shton shumë kosto largimit të pashmangshëm.

Shqiptarët nuk do të sakrifikojnë aspiratën e tyre historike dhe të ardhmen, për fatin personal të një Kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin.

Ne zgjedhim integrimin, zgjedhim Europën.

Dhe bashkohemi të vendosur nesër në orën 17:00 para zyrës së krimit dhe korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco