'Gjeli detit’ prezantohet si kryeinspektor: Me Ramën nuk kemi qenë kurrë armiq, do punoj 24 orë për të

'Gjeli detit’ prezantohet si kryeinspektor: Me Ramën nuk kemi qenë kurrë armiq, do punoj 24 orë për të

16:28, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Atë që dikur Rama e ka tallur e përçmuar publikisht në sallën e Kuvendit duke e cilësuar “gjel deti”, Dashnor Sula, është prezantuar zyrtarisht në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në një ceremoni ku ishte i pranishëm krah ministres Delina Ibrahimaj.

Një personazh që deri dje ka marrë privilegjin nga demokratët duke u bërë deputet, ka pranuar sot publikisht se nuk ka qenë asnjëherë armik me Ramën, madje, i entuziazuar nga posti i marrë ai ka theksuar se do punojë 24 orë në ditë për shefin e ri.

Gjatë prezantimit Dashnori ka përcjellë falenderime të ndjera për Ramën, Çim Hajdarin dhe stafin e tij.

 “Përkushtimi do jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri te ora që mbyllet dhe unë ju garantoj se do jem 24 orë për cdo problem që do ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin. Gjej rastin në këtë moment sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë. Për mua kjo detyrë nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Është një sfidë dhe një ‘dorashkë e hedhur’ për të përmbushur këtë mision”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco