Shembjet në rrugën Qukës-Qafë Plloç/ Hoxhaj: Problemet nuk janë nga projekti fillestar, por nga rishikimet e qeverisë

15:08, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Julian Hoxhaj, në një intervistë në Syri TV ka bërë një analizë të hollësishme mbi gjendjen e rrugës Qukës-Qafë Plloç, duke zbardhur historikun e segmentit të tretë të saj.

Në studion e lajmeve me moderator Arnold Kariqi, Hoxhaj shpjegoi se, ndonëse projekti fillestar u hartua dhe financimi u siguroi që në vitet 2013–2014  nga Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim, shembjet e fundit nuk lidhen me projektin origjinal, por me rishikimet dhe vonesat që ndodhën pas vitit 2017, kur punimet u pezulluan për shkak të kushteve klimatike dhe më pas nuk rifilluan sipas planit.

Julian Hoxhaj: Tani, ajo që kemi denoncuar mbrapa, apo që kemi treguar mbrëmë për qytetarët shqiptarë, është sigurisht një pjesë e asaj që po ndodh sot në Shqipëri me shumë prej segmenteve rrugore të ndërtuara gjatë viteve të fundit, kryesisht pas vitit 2015 dhe sidomos pas vitit 2019, kur në krye të Ministrisë së infrastrukturës ka shkuar zonja Belinda Balluku. Rruga Qukës-Qafë Plloç, ashtu siç e dinë të gjithë shqiptarët, ka një histori të gjatë përsa i përket, po themi, nisjes dhe përfundimit të punimeve. Projektimi i saj ka nisur në vitin 2009, në fund të vitit 2010 kanë përfunduar projektimi dhe gjatë asaj periudhe është arritur të sigurohet dhe financimi, i cili në kapërcyell të dy qeverive, pra të largimit të Partisë Demokratike nga pushteti dhe ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet, është bërë e mundur dhe ratifikimi i marrëveshjeve për financimin, konkretisht në 2013 dhe 2014, nga Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim. Fondi Saudit për zhvillim është pikërisht institucioni apo instrumenti financiar që ka financuar ndërtimin e segmentit të tretë apo lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloç.

Nga të gjitha detajet e deritanishme, ato që janë në dokumentat zyrtare, rezulton se loti i tretë ishte 9.6 km, një lot që për nga pikëpamja e ndërtimit nuk ishte në të njëjtin nivel, sidomos me lotin dy, që kishte vepra arti, disa ura të mëdha, tunele, terreni ishte më i lartë nga, nga seç janë dy lotet e tjera dhe normalisht ky lot supozohej që nisi në janar të vitit 2016 dhe duhet të përfundonte në fund të vitit 2017 apo në vitin 2018.

 Çfarë ndodhi? Ndodhi që pas nisjes së punimeve, në vitin 2017 pezullohen punimet në lotin e tretë për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta. Pra, të cilat nuk lejonin që kompani të punonin në terren. Ky qe preteksti për të ndalur punimet. Pra deri në atë kohë, po ishte bërë tenderimi i parë, ky ishte preteksti për të ndalur punimet dhe ndodhi që pas këtij momenti, punimet nuk rifilluan më ashtu siç do duhej të rifillonin, por futen në lojë këto elementët e tjerë të rishikimit të projektit, i cili bëhet dhe nxirret dhe një faturë financiare, por që deri në vitin 2020 kjo faturë financiare nuk gjen rifinancim. Ishte bërë për të treja lotet. Ishte bërë në vitin 2018, një rishikim i projektit për shkak të disa problemeve të supozuara, të cilat ne nuk i dimë sot e kësaj dite, por që na rezulton në fakt se shembjet që kanë ndodhur në lotin e tretë, qartazi nuk janë për shkak të projektit fillestar, ashtu siç qeveria ne na ka thënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco