Pas marshimit në rrugët kryesore të Tiranës nga zona e Parlamentit drejt Qytetit Studenti, protestuesit vijuan mobilizimin e tyre në pika të ndryshme të kryeqytetit në protestën e 22 qytetare ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Në përfundim, një pjesë e tyre u grumbullua në Sheshin Skënderbej, ndërsa grupi tjetër u rikthye para Kryeministrisë, ku ka vendosur të vazhdojë rezistencën qytetare gjatë gjithë natës.
Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë në vigilencë deri në orët e para të mëngjesit, duke e cilësuar praninë e tyre si një shenjë vendosmërie për të mos u tërhequr nga kërkesat e ngritura ndaj qeverisë dhe një mosbindje civile.
© SYRI.net