Marshimi i protestuesve/ Nga Parlamenti te Qyteti Studenti, tashmë protestuesit drejt Kryeministrisë

Marshimi i protestuesve/ Nga Parlamenti te Qyteti Studenti, tashmë protestuesit drejt Kryeministrisë

23:03, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, qindra qytetarë vijojnë protestën e tyre në kryeqytet, në atë që shënon ditën e 22-të të mobilizimit qytetar kundër qeverisë.

Pas disa orësh tubimi dhe fjalimesh në bulevardin kryesor të Tiranës, protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke zgjedhur edhe këtë herë një itinerar të ndryshëm nga protestat e mëparshme.

Fillimisht, ndonëse ishte paralajmëruar një lëvizje drejt sheshit “Nënë Tereza”, marshimi ndryshoi drejtim dhe u zhvendos në zonën e Toptanit, ku protestuesit u ndalën përpara godinës së Parlamentit. Aty u dëgjuan thirrje të forta kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pjesëmarrësit akuzuan mazhorancën për lidhje me krimin dhe e cilësuan Kuvendin si “Parlament i krimit”.

Më pas, turma vijoi marshimin drejt Qytetit Studenti, një destinacion me simbolikë të veçantë historike, ku protestuesit rikthyen mesazhet për ndryshim politik dhe krahasuan situatën aktuale me lëvizjet studentore të viteve ’90. Gjatë gjithë itinerarit, protestës iu bashkuan qytetarë të shumtë, familjarë, të rinj, si dhe drejtues automjetesh që shprehën mbështetjen e tyre me sinjale zanore.

Marshimi është shoqëruar me bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse të Tiranës, ndërsa thirrjet kundër qeverisë kanë vijuar përgjatë gjithë lëvizjes së protestuesve.

Pas ndalesave para Parlamentit dhe në Qytetin Studenti, protestuesit janë nisur tashmë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të bëjnë një ndalesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco