Prokuroria rrëzon propagandën e ‘bidonave’ të Ramës: Durrësi u përmbyt nga shteti

Prokuroria rrëzon propagandën e ‘bidonave’ të Ramës: Durrësi u përmbyt nga shteti

13:35, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fillim të janarit 2026, Durrësi i mbulua nga uji pas shirave të zakonshme të stinës. Mijëra hektarë tokë bujqësore, shtëpi dhe biznese u përmbytën. Ndërsa shkaktari kryesor dihej nga të gjithë banorët e Durrësit, që ishte vjedhja e rreth 19 milionë eurove për një hidrofor jo-funksional, kanale kulluese të papastruara, dhe shkatërrimi i argjinaturës së lumit Erzen, që çoi në përmbytje kolosale në zonën e Sukthit, kryeministri i vendit nxitoi të gjejë fajtorin përmes një postimi në FaceBook, dhe fajtori ishin disa bidona plastike në një kanal në zonë. Një tallje e rëndë për banorët dhe gjithë shqiptarët, nga ato të zakonshmet që bën Rama kur situatat e rënda ndodhin për shkak të korrupsionit të qeverisë së tij.

Postimi i Ramës që u shpërnda me shpejtësi në të gjitha mediat e rilindjes:

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det. Por kur shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk arrijnë dot detin si zakonisht, sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, shkruante Rama.

Image

Mirëpo gënjeshtra e kryeministrit ka dalë mbi ujë shumë shpejt. Në një dokument të siguruar nga Syri, mbi hetimet që po kryen Prokuroria e Durrësit për përpmbyetjet, duket qartë që shkaku tjetër i katastrofës së përmbyetjes, përveç 19-milionë eurove të hidrovorit, nuk janë bidonat plastike, por ndërhyrja pa leje dhe nën hundën e shtetit në argjinaturën e Lumit Erzen.

LEXO EDHE: Përmbytja dhe evakuimi në Sukth/ Prokuroria e Durrësit nis hetimet për ndërhyrjet në argjinaturën e lumit Erzen

Burimet i kanë thënë Syri se Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumente dhe prova që kanë lidhje me situatën e rëndë që kaloi gjithë zona e Sukthit pas reshjeve te shiut jo si shkak i motit të keq por si shkak kryesore të abuzimeve me ligjin dhe vjedhjes me tenderat.

ImageImage

Mësohet se ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen pa leje ndërtimi dhe pa studim, solli përmbytjen e fshatrave të Sukthit dhe evakuimin e banorëve.

Këtë po heton prokuroria e cila ka sekuestruar pranë Bashkisë Durrës të gjithë praktikën dhe dokumentacionin e “procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin, “Rehabilitimi i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit Erzen”.

Pra, përtej mashtrimeve publike të kryeministrit të vendit, vetë prokuroria e Durrësit po fakton që shkaktar për përmbytjet mijëra familjeve dhe bizneseve është shkaktuar për shkak të shtetit dhe jo për shkak të shirave, as për shkak të disa bidonave në një kanal kullues në Shkozet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco