'Gjykata Kushtetuese nuk jep vendim për Ballukun', Korreshi: Mblidhen dhe shënojnë ditën e punës në bordero...

08:46, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, nga studioja e “Kafe Shqeto”, ka komentuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe implikimet politike të vendimeve të vonuara. Ai theksoi se Shqipëria ka qëndruar tre vite pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale, duke e cilësuar situatën si një “tragjikomedi” ku vendimet nuk merren dhe procesi ligjor ngec qëllimisht.

Korreshi rikujtoi një episod të mëparshëm në Bundestag, ku kryetarja e komisionit të ligjeve, Bushka, pranoi se megjithëse ka gjykatë dhe gjyqtarë, vendimet nuk jepen. Sipas tij, e njëjta situatë vazhdon sot, ku Gjykata Kushtetuese mblidhet, shënon ditën e punës në bordero, por nuk merr vendim për çështje si ajo e Ballukut.

Deputeti opozitar shtoi se kjo vonesë ka një motiv të qartë: mbrojtjen e kryeministrit Rama nga pezullimi i mundshëm nga SPAK.

“Frika më e madhe e tij është se një vendim pozitiv i gjykatës mund të çojë në pezullimin e tij nga detyra,” tha Korreshi, duke theksuar se kjo është arsyeja pse nuk ka interes për zbatimin e vendimeve të gjykatës.

Ai u ndal edhe tek rekrutimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, të cilët janë të lidhur me qeverinë përmes nepotizmit dhe favoritizmit, duke zbehur cilësinë mesatare të sistemit gjyqësor.

Korreshi paralajmëroi gjithashtu se mungesa e transparencës dhe e kontrollit po prek edhe çështje të tjera kritike, si buxheti i inceneratorëve dhe cilësia e rrugëve publike.

“Bie tuneli i Murrizit, çahet dhe dëmtohen rrugët, ndërkohë, paratë shpenzohen dhe nuk ka kontroll,” shtoi ai, duke denoncuar një menaxhim të dobët dhe korrupsion masiv në projektet publike.

Deklarata e plotë:

“Ne kemi ndenjur tre vjet, tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe këtu u shit çdo gjë sikur ishte normale.

Madje, në fillimin tim i tregova dhe një histori që ndodhi në Bundestag, në komisionin e ligjeve, kur atëherë kryetarja e ligjes Bushka ju përgjigj asaj që unë thashë që s'ka gjykatë kushtetuese, ose më saktë, gjykata është si godinë, po s'ka gjyqtarë. E njëjta gjë po ndodh edhe me sot me Gjykatën Kushtetuese.

Pra ka gjykatë atje, ka dhe gjyqtarë, sot po s'japin vendim. Pra mblidhen, shënojnë ditën e punës në bordero, edhe s'japin dot vendim për Ballukun.

Kështu që kjo është bërë një tragjikomedi, domethënë hidhe prit kot të dyja palët, po nga ana tjetër ata duket që janë të pashqetësuar se e dinë dhe që po bëjnë po merr kohën e vet të kaluar tremuajshi Gjykatata Kushtetuese.

Unë mendoj që dhe dhe frika për pezullimin (në qoftë se gjykata do japë një vendim pozitiv) është investimi që i bën Rama për mos u pezulluar vetë nga detyra, nga frika se SPAK-u mund të kërkojë mbas kësaj pezullimin nga detyra e kryeministrit.

Dhe kjo është ajo frika më e madhe për të cilën ne po negociojmë, sepse hapet barku më përpara njeriut.

Se kështu tha dhe për të gjithë të tjerët ai, për Ilir Beqen, për Saimir Tahirin, pra për të gjithë njerëzit e vetë ai ka thënë, është çuar me të madhe, si mund ta bëjë këtë prokuroria, si mund ta bëjë këtë gjykata, ndërkohë që më pas kemi pasur  perfundimin.

Me shumë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët i mban një luftë të ndezur sikur ka një konflikt që, ja unë nuk i kam këta njerëz, por si ka mundësi që ndodh një gjë e tillë ku ai bëri rekrutime dhe i futi të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, të gjithë njerëz të lidhur fort me lidhje nepotike me me qeverinë, me drejtora të saj dhe me të tjerë me radhë, duke hequr mesataren nga tetë që ishte, sot ka vajtur me hyjnë me 4.1.

Mjafton të kesh kaluar një gisht notën katër. Pra, pse nuk është vetëm kjo dhe për çfarë po përgatitet dhe për çfarë do të vijë. Kështu që, besoni nuk e ka hallin e buxhetit.

Pyetja për buxhet, ikin lekët për inceneratorët akoma edhe sot e s'kemi incenerator, pra paguajmë për incenerator po s'bëjmë incenerim. Se s'ka, se nuk ekziston. Miliona euro.

Bie tuneli i Murrizit, çahet, bien rrugët të gjitha nga 8 nëntor, njerëzit bllokohen, se bëhen punime, shiko se këto nuk ngopen se normalisht po të marrësh 70-80% të të vlerës së rrugës ta fusësh në xhep, si mund të jetë cilësia ndryshe?

Pra, për mua është duke u tallur, patjetër që pra mund ta kapësh se bën këto numrat e vet, por edhe për Gjykatën Speciale që thotë që është në kohë, unë e kam këtë frikë se mbas mandatit të të gjithë këtyre tre vjeçarëve të këtyre prokurorëve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco