'Firmosur nga Balluku', Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit nga oligarku: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak

10:48, 03/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë janë ngritur në protestë masive kundër ndërtimit të një resorti privat nga Bashkim Ulaj, i cili po realizohet me lejen e firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas banorëve, toka ku po ndërtohet resorti është e tyre dhe ata posedojnë dokumentacion të rregullt ligjor, ndërsa nuk janë informuar më parë për fillimin e punimeve.

Banorët kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë që prona e tyre të shfrytëzohet pa pëlqimin e tyre dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe SPAK-ut për të ndaluar këtë proces.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se nëse situata nuk zgjidhet sipas ligjit, do të bllokojnë rrugën Shëngjin-Velipojë dhe nuk përjashtojnë përplasje fizike.

Një prej banorëve deklaroi: "Jemi në tokën tonë me letra dhe nuk kemi ditur gjë për punimet. Thirrje shtetit dhe Bashkim Ulaj që të mos na bëjnë të padrejtë, kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak.

Bashkim Ulaj na ka dhënë çmim të lirë, por ne nuk e pranojmë. SPAK duhet të marrë çështjen në dorë. Nesër do të bllokojmë rrugën Shëngjin-Velipojë. Kjo është grabitje. Këtu do të ketë gjakderdhje."

Ata shtuan gjithashtu: "Balluku është në prag të ngordhjes, nuk ka të drejtë të japë leje ndërtimi. Jemi në proces gjyqësor. Mund të ketë përplasje fizike. Në gjithë gjatësinë e kësaj toke ka biznese dhe banorë që jetojnë këtu; nuk mund të na marrin pronën me një firmë dhe të shkatërrojnë jetën tonë."

Banorët e Baks-Rrjoll paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë derisa toka e tyre të mbrohet dhe çdo veprim për ndërtimin e resortit të ndalohet në mënyrë ligjore, duke bërë thirrje për ndërhyrjen urgjente të autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco