Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetave kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, “me Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, ka vetëm betejë”.
“Do krijojmë komisionet tona për reformë territoriale dhe zgjedhore”, tha kreu demokrat.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Ndërkohë që ju kërcënoni qeverinë për rrëzim me protesta, mazhoranca ditën e djeshme ka marrë një vendim për të ndryshuar rregullat e lojës tek komisioni i reformës territoriale. Tashmë nuk do të ketë bashkëkryetar sipas mazhorancës, por do të jetë një rikompozim të komisionit. E njëjta gjë do të ndodhë dhe në Komisionin e reformës zgjedhore, sipas porosisë së Ramës. Ju do të ktheheni në këto dy tryeza.
Sali Berisha: Ne kemi ndërprerë bashkëpunimin me narkomazhorancën, ne krijojmë komisionet e reformës territoriale me forcat opozitare dhe reformën zgjedhore me forcat opozitare.
Me media me të gjitha dhe ne krijojmë, paraqesim para shqiptarëve reformën tonë territoriale.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Pra do ta bëni reformën jashtë parlamentit?
Sali Berisha: Do bëjmë reformën e vërtetë. Janë deputetët tanë që do e bëjnë. Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë ata që do të kryesojnë komisionet nga ana e PD, sepse do jetë bashkë me opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Pra në Komisionet që janë në parlament nuk do të shkoni më.
Sali Berisha: Me Edi Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, ka vetëm betejë.
© SYRI.net