Pedagogu Lush Susaj thotë se protesta I hoqi maskën propagandës së qeverisë Rama dhe është shpëtimi për Shqipërinë nga një greminë historike ku ishte zhytur në harresë
I ftuar në emision ‘Kafe Shqeto’ pedagogu thotë se protesta nuk është thjesht një lëvizje qytetare, por një bashkim kombëtar që tejkalon bindjet partiake, ku qytetarët e thjeshtë e vendosin kombin mbi interesat e ngushta të politikanëve abuzues. Pjesëmarrja masive në sheshe formëson qytetarin e përgjegjshëm dhe sjell në vëmendje nevojën thelbësore për një shtet të vërtetë, ashtu siç ishte ideuar që në shpalljen e pavarësisë.
Shikoni se ku e prunë vendin, pikërisht sepse elita e rrejshme, pseudo-elita, barkalecët e qaftrashët e partive i shtypën studentët, i mohuan studentët, i mohuan rininë shkollore, studentore dhe shikoni ku e prunë. Dhe vjen kjo protestë që është në shërbim të të ardhmes së Shqipërisë”
Ai evidenton një nga plagët më të mëdha të evidentuara, shkatërrimi i qëllimshëm i sistemit arsimor shtetëror, i cili theksohet se është një detyrë kushtetuese e jo pronë e privatit.
Ndërsa në vende si Gjermania pas rënies së regjimit u morën masa të menjëhershme për pastrimin e sistemit arsimor, në Shqipëri ai u keqpërdor dhe u la në duart e njerëzve pa meritë, militantëve dhe ish-spiunëve, duke i dhënë një goditje të rëndë dijes dhe kulturës në shoqëri.
Përballë këtij realiteti dëshpërues ku korrupsioni dhe oligarkia kanë marrë peng pluralizmin, e vetmja zgjidhje mbetet bashkimi i qytetarëve në sheshe për të rishkruar kontratën me shtetin dhe për të parandaluar shkatërrimin përfundimtar të vendit.
“ Kur qeverisja rrëshqet në korrupsion, populli duhet të ngrihet e të zgjidhë kontratën me qeverisjen. Tani populli po kërkon një gjë shumë të thjeshtë, me e zgjidh kontratën me qeverisjen.
Ça kanë këta njerëz që nuk ikin? Iku shefi i qeverisë i Anglisë, asnjë problem s'ka. Ça kanë këta njerëz, pse janë ngjitur kaq shumë mbas kolltukut? Thotë Fan Noli thotë: "Të gjithë aq shumë kolltukofagë janë bërë sa po t'u presësh dorën, kapen me dhëmbë." Kemi problem”
Pjese nga biseda ne studio
Falënderoj të gjitha mediat që kanë dalë në krah të protestës, dhe sot jam i gjallë, jam në dispozicion të tyre me i dhënë zë çështjes shqiptare dhe asnjëherë vogëlsirave tona. Së treti, duhet t'i kujtoj të gjithë dëgjuesve se protesta, softi intelektual i viteve 2017, 2018, 2019 që filluan ato protestat studentore, ai e dinte se çfarë gjëme po i përgatitej Shqipërisë, ne e kemi ditur.
Prandaj dhe të gjithë studentët që i prinë asaj proteste u masakruan dhe u dëbuan jashtë.
Prandaj ata pak profesorë që dolën në krye të protestës janë të masakruar e jetojnë këtu, por jetojnë se kanë ca kujtime të vetat edhe nuk duan me e lënë Shqipërinë, jo se nuk kanë mundësi me ik.
Dhe shikoni se ku e prunë vendin, pikërisht sepse elita e rrejshme, pseudo-elita, barkalecët e qaftrashët e partive i shtypën studentët, i mohuan studentët, i mohuan rininë shkollore, studentore dhe shikoni ku e prunë. Dhe vjen kjo protestë vëllezër.
Unë shquaj tre karakteristika te kjo protestë. Kam qenë që ditën e parë. Biles e kisha ndërmend me fol ditën e parë, as të dytën, as të tretën, por kur u ndodha midis nja ca njerëzve që filluan me thirr "Poshtë komunizmi" dhe e kuptova ishin të gjithë të rinj, studentë, aty kuptova që kjo protestë është në shërbim të të ardhmes së Shqipërisë.
Sepse komunizmin në Rusi e mohuan në vitin 1953. Çekia, Polonia, Sllovenia, Kroacia, Serbia... ku dreqin mund të mendohen shqiptarët që do mbajnë komunizmin fanarin ndriçues në mes të botës? Pavarësisht nga ca lidhje e ca parrulla që jemi të rinj me...
Tashi, tre karakteristikat e kësaj proteste
Së pari, duhet ta heqim me analiza njerëzore e të thjeshta, apo të ndërlikuara nga të qenit ajo që kjo është protesta e shpëtimit të Shqipërisë.
Shpëton Shqipërinë. Ne qemë zhytur në një harresë e në një qelbsirllëk e në një rrokullisje pa ndalesë drejt greminave e honeve të historisë, ku shqyerja e Shqipërisë ishte gjëja më e lehtë.
Së dyti, kjo protestë vëlla ka bashkuar kombin. Unë dal në protestë çdo ditë kur jam në Tiranë e kur jam në gjendje të mirë shëndetësore. Dhe po ju kallëzoj, në protestë kam qenë me funksionarë, me kolegë, profesorë që kanë qenë funksionarë të Partisë Socialiste, zëvendësministra, drejtues të Partisë Socialiste, por që janë patriotë.
Socialisti, demokrati, çdo njeri i spektrit politik, kushtetues, të Republikës së Shqipërisë janë patriotë dhe e kanë Shqipërinë mbi partinë. Ndërsa barkalecët, qaftrashët, dhjamosurit, spurdhjakët, injorantët, plaçkitësit, maskarenjtë kanë partinë.
Kanë partinë sepse partia i ka rritur, partia i ka çuar në shkollë, partia jua ka dhënë postet pa meritë, partia jua ka dhënë tenderat, partia jua ka dhënë pronat, ata kanë nënë partinë, ata të marrin qafë.
Po nuk është e drejtë me i lënë me marrë në qafë Shqipërinë. Së treti, protesta formësoi dhe solli në vëmendjen e shqiptarëve mbas 114 vjetësh shprehjen e përjetshme të Ismail Qemalit: "Shteti është punë e kryer" që na e ndihmoi Austria, Italia dhe interesat e Evropës në 1912-n, tha, të bëjmë shqiptarët. Kjo protestë, vëllezër, ka formësuar qytetarin e përgjegjshëm. Si ka mundësi thosha, ore a janë njerëz a hanë bukë a ushqehen, a kanë lexuar libra? A e duan këtë shtet që kanë shtëpiat, e kanë jetuar, e janë lindur këta njerëz që heshtin, heshtin, heshtin e na godasin ne që reagojmë e shkruajmë? Tani sheshi është i mbushur me njerëz që reagojnë e reagojnë për Shqipërinë. Falënderoj çdo protestues. Falënderoj çdo njeri që qëndron në krah të kësaj proteste. Falënderoj çdo ambasador. Falënderoj çdo qeveri të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që qëndron në krah të kësaj proteste. Protesta na ka dhënë shpresë me jetuar këtu. Në rast se çdo njeri që del kundra kësaj protestës nuk është kurrëgjë tjetër veçse një krimb i armiqve më të ndyrë e më të egër të Shqipërisë.
Tani, në filozofi thuhet: të gjitha rëniet fillojnë nga rënia morale. Ramës, fasadën, propagandën, rënien morale ja ka bërë tym e hi kjo protestë. I tregoi botës se kush është e vërteta dhe si po qeverisim në të vërtetë.
Dhe filozofia botërore, Evropa, Shtetet e Bashkuara, demokracitë botërore e dinë shumë mirë që në një vend ku nuk ka pluralizëm e demokraci, s'ka të ardhme. Atje është xhungël, atje është kënetë orientale.
Prandaj kjo e arriti.
E dyta, unë e di që njerëzit presin me parë një parti, apo 10 parti, apo dy parti. Ne në demokraci jemi. Ne po siguruam pluralizmin politik dhe demokracinë, ne pastaj i hapet rruga garës politike midis partive ekzistuese dhe krijimit të çdo partie dhe futjes në një garë politike të barabartë vëlla.
Pa pluralizëm dhe pa demokraci gjithçka është vetëm propagandë, është ngopje me lugë bosh, është varfëri, është shkatërrimi i mëtejshëm i Shqipërisë. Dhe demokraci, me një forcë politike që ka shkarë në klientelizëm, në oligarki, në korrupsion, filozofia thotë, kur qeverisja rrëshqet në korrupsion, populli duhet të ngrihet e të zgjidhë kontratën me qeverisjen. Tani populli po kërkon një gjë shumë të thjeshtë, me e zgjidh kontratën me qeverisjen.
Ça kanë këta njerëz që nuk ikin? Iku shefi i qeverisë i Anglisë, asnjë problem s'ka. Ça kanë këta njerëz, pse janë ngjitur kaq shumë mbas kolltukut? Thotë Fan Noli thotë: "Të gjithë aq shumë kolltukofagë janë bërë sa po t'u presësh dorën, kapen me dhëmbë." Kemi problem.
Unë ua them vazhdimisht, unë s'kam asnjë problem me të kaluamën unë në vitin 1990 i kam mbyll këto punë. Por o shoku, në Gjermaninë Lindore më tha një mësues, edhe mësues, më lidhën pension edhe mësues nuk më lanë më. Ndërsa në sistemin shtetëror, arsimor të Shqipërisë prandaj kaluam, është tendencioz, është poshtëruar me sistemin privat. Vetëm Shqipëria i ra me top sistemit shtetëror të arsimit, sepse arsimimi i popullsisë është detyrë kushtetuese, jo e privatit.
Ti nuk mund të delegosh një detyrë që e ke kushtetuese te privati. Nejse mo, por e di si më tha ai? Tha shoku tha, mua më kanë lidh pension tha. Ndërsa këtu të gjithë mësuesit, sekretarët e partive, funksionarët e partive, spiunët (kam gjet letra, që profesorët, i kam në sirtar ato letrat) profesorët kanë spiunuar studentët e tyre para vitit '90. Këta njerëz kanë dalë në pension, quhen burra të mirë, intelektualë të mëdhenj, kanë prirë fëmijët, familjarët, njerëz jo të zotë. Mua ma sill djalin e kriminelit e Hitlerit në sistemin arsimor, po qe me meritë i përkulem e i them faleminderit që po ndihmon kombin tim. Po jo injorantët. Prandaj them, prandaj them, ne kemi problem shumë të rëndë, shumë të rëndë me shkulturimin e shoqërisë dhe me lojën, mungesën e dekomunistizimit real. Se ne i kemi quajt komunistë ata që kanë lexuar zërin e popullit. Kjo ka qenë gafa më e madhe. Ai që ka punuar në minierë... baba im ka qenë i dekoruar nga presidiumi i kuvendit popullor se punonte, ka qenë 20... sa e 20 vjet atje. Këta i kemi quajtur komunistë. Komunist, thotë Margaret Theçeri, është ai që kur flet rren, kur hesht po përgatitet me të godit, kur punon vjedh e kur ikën shkatërron gjithçka. Vëllezër shqiptarë, që po më dëgjoni përmes valëve të televizionit dhe ju falënderoj edhe juve edhe orën neës e të gjitha mediat që i kanë shërbyer kësaj proteste. Të trija të parat i kemi provuar. Të luftojmë, të bashkohemi te protesta në sheshet e lirisë që mos na ndodhi e katërta.
© SYRI.net