Raporti i ri i Europol është një kambanë alarmi për Shqipërinë

Raporti i ri i Europol është një kambanë alarmi për Shqipërinë

10:53, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Nikola Kedhi/

Ai dokumenton se rrjetet kriminale shqiptare janë shndërruar në aktorë transnacionalë, që kontrollojnë zinxhirë të tërë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, bashkëpunojnë me kartelet latino-amerikane dhe me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare, ndërsa përdorin komunikime të enkriptuara, pastrim parash dhe biznese të ligjshme për të fshehur aktivitetin e tyre.

Raporti evidenton gjithashtu se disa rrjete kriminale shqiptare janë vendosur në Amerikën Latine për të mbikëqyrur drejtpërdrejt marrëveshjet me kartelet e drogës, duke siguruar kontroll nga burimi deri në destinacion.

Një tjetër rast i përshkruar në raport është ai i qendrave të mashtrimit financiar në Shqipëri, me rreth 450 punonjës, që mashtronin qytetarë në të gjithë Europën përmes platformave të rreme të investimeve, duke shkaktuar dëme prej të paktën 50 milionë eurosh.

Po ashtu, Shqipëria përmendet si një nyje e rëndësishme në disa prej korridoreve kriminale që prekin Bashkimin Europian. Vendi është kriminalizuar në gati çdo qelizë të tij, ndaj nuk e kemi luksin për të mos vepruar. Ndaj të rinjtë apo dhe ajo që ka mbetur nga shtresa e mesme nuk blejnë dot shtëpi, nuk gjejnë dot punë, dhe nuk krijojnë dot familje. Ndaj, çmimet e apartamenteve rriten 122% brenda 7 viteve, dhe në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat. Ndaj gati 30% e pensionistëve janë në varfëri ekstreme. Ndaj 55 përqind e shqiptareve nuk mbyllin dot muajin.

Kjo qeveri eshte bashkëpunëtore për gjendjen ku ndodhet Shqipëria dhe largimi i saj i menjëhershëm është domosdoshmeri kombëtare.

Lufta kundër krimit nuk fitohet me propagandë. Fitohet duke çmontuar sistemin që e ushqen: korrupsionin, pastrimin e parave, kapjen e institucioneve, politikanët e korruptuar e të kriminalizuar dhe pandëshkueshmërinë. Vetëm një shtet i fortë dhe i pakapur mund ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo njollë dhe t'i rikthejë vendit dinjitetin që meriton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco