Fshatrat e Klosit ende pa ujë - Përroi nxjerr zbuluar investimin abuziv/ Vata: Kush mban përgjegjësi?

Fshatrat e Klosit ende pa ujë - Përroi nxjerr zbuluar investimin abuziv/ Vata: Kush mban përgjegjësi?

21:24, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësja demokrate për Qarkun e Dibrës, Denisa Vata ka denoncuar investimin që është bërë në ndërtimin e ujësjellësit rajonal në Klos.

Duke dhënë detaje të investimit, përmes një statusi në rrjetet sociale, Vata shkruan se reshjet e fundit nxorën zbuluar investimin e bërë nga institucionet për fshatrat në Klos.

‘Me vlere 231 993 815 lekë pa TVSH , ku shirat kanë zbuluar tubat, sepse ato janë vendosur pa asnjë standardi teknik. Pa kanal, pa shtrat rëre, pa mbrojtje’, shkruan Vata.

Teksa e cilëson një tender të deformuar, me punime jashtë standardit,miliona euro të shpenzuara dhe ujë që nuk shkon në asnjë shtëpi, Vata thotë se kjo nuk është fatkeqësi natyrore, porse një abuzim.

Shirat vetëm kanë zbuluar atë që është ndërtuar keq që në fillim.

‘Pyetja është e thjeshtë: Kush mban përgjegjësi që paratë publike u kthyen në një vepër që nuk i reziston as shiut?’, shkruan Vata

Statusi

Ky nuk është ujësjellës. Ky është një mashtrim me fondet publike.

Kjo që shihni nuk është ujësjellës por është provë.

NDERTIM IUJESJELLES RAJONAL NGA BURIMET E PERROIT TE LOPES DHE BURIMET E #KETES (FSHATERAT: FULLQET, DARS, UNJATE, BEL, FSHATI FSHAT, KLOS-KANTUND,PLANI I BARDHE, SHENGIUN )me vlere 231 993 815 leke pa TVSH ,ku shirat kanë zbuluar tubat, sepse ato janë vendosur pa asnjë standardi teknik.

Pa kanal, pa shtrat rëre, pa mbrojtje.

Fitues : B.O.E "GJOKA KSONSTRUKSION"

Por skandali është edhe më i thellë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar zyrtarisht se:Dokumentet e tenderit janë hartuar pa argumentim ligjor të kritereve.Fituesi i tenderit nuk ka përmbushur kriteret teknike të detyrueshme.Sipas auditimit, ky operator duhej të skualifikohej, por u shpall fitues.

Pra kemi: tender të deformuar ,punime jashtë standardit ,miliona euro të shpenzuara dhe ujë që nuk shkon në asnjë shtëpi

Kjo nuk është fatkeqësi natyrore.

Shirat vetëm kanë zbuluar atë që është ndërtuar keq që në fillim.

Pyetja është e thjeshtë:

Kush mban përgjegjë që paratë publike u kthyen në një vepër që nuk i reziston as shiut?

p.s: Fotoja e tabelës së projektit është bërë më 18 prill 2023, në tabelë afati i punimeve është 18 muaj, ndërsa sot jemi në muajin e parë të vitit 2026 dhe banorët vazhdojnë të mos kenë ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco