Pas qartësisë që ka shfaqur BE-ja duke veçuar Malin e Zi drejt integrimit dhe duke u shprehur qartë se pa luftë kundër krimit të organizaur dhe korrupsionit për Shqipërinë nuk ka rrugë të qartë përpara, pasi de facto është damkosur si narko-shtet nga shumë vende perëndimore, autori i gjithë kësaj damke ka filluar të përgatisë terrënin për t’ia faturuar dështimet e tija Bashkimit Europian.
Në një video-selfi në rrjetet sociale Rama ka lënë të nënkuptohet se mbyllja e negociatave brenda 2027 mund të mos ndodhë dhe për këtë është munduar që t’i nxjerrë udhëheqësit e BE-së si të pabesë, “se ju e dini si janë këta, ndonjëherë i ikin marrëveshjeve”, është shprehur Rama.
Pjesë nga deklaratat e Ramës:
“Kam mbajtur qëndrimin tim troç, drejt, pa dorashka, sepse siç ua kam thënë miqve dhe kolegëve të BE, unë them atë që mendoj dhe bëj pastaj atë që thonë ata, në sensin që ne detyrat e shtëpisë i bëjmë në mënyrë korrekte. Hapja e grupkapitujve është për ne inkurajim.
Kam përsëritur qëndrimin tim që Komisioni Europian t’i qëndrojnë marrëveshjes për t’i mbyllur negociatat brenda vitit 2027, se ju e dini si janë këta, ndonjëherë i ikin marrëveshjeve.
Kam theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar dhe kam theksuar se ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në atë që këta kanë dëshirë dhe zakon t’i përmbledhin te “lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, por është shumë më tepër se kaq”
© SYRI.net