‘Bomba’ e SHBA për Ramën tregon se nuk është problemi te vendi i vogël, por te m... i madh

‘Bomba’ e SHBA për Ramën tregon se nuk është problemi te vendi i vogël, por te m... i madh

11:12, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ditë më parë, gazeta e njohur austriake, Die Presse, publikoi një intervistë me kryeministrin Edi Rama.

Në mes rreshtash, Edi Rama zbuloi atë që thuhet shpesh në Tiranë, se Uashingtoni i ka vënë vizën atij për shkak të keqqeverisjes, mungesës së demokracisë, por mbi të gjitha për shkak të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Rama tha se SHBA kërkon t’i rregullojë gjërat duke hedhur bomba, kurse Bashkimi Europian është i aftë që të ndërtojë një shtet.

Një ditë më pas, Uashingtoni lëshoi një ‘bombë’ mbi Edi Ramën.

Në urimin e tij për pavarësinë e Shqipërisë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, si kurrë ndonjëherë më parë, theksoi se duhet luftuar krimi transnacional dhe kartelet e drogës.

Nuk e dimë se si e ka përjetuar Edi Rama këtë urim, pasi është mësuar me mesazhet e Antony Blinken.

Por ajo që dimë me siguri është se çështja e drogës dhe pastrimit të parave e rrezikon Edi Ramën dhe Shqipërinë edhe në një nivel tjetër.

Gazetari i ‘Die Presse’ e pyeti Edi Ramën për çështjen e pastrimit të parave të krimit, duke i thënë se ky problem mund të hedhë në erë negociatat për anëtarësimin në BE.

I zënë ngushtë nga ky konstatim, Edi Rama e pranoi problemin, por tha se ne jemi një vend shumë i vogël për të krijuar shqetësime të këtij niveli për Perëndimin.

“Ne kemi një shprehje: më mirë m... se i vogël,” tha Rama.

Mirëpo siç e tregon edhe urimi i Rubios, edhe progres-raportet e Bashkimit Europian, problemi nuk është askund tek fakti që jemi vend i vogël.

Sepse fakti është se janë vendet e vogla në Amerikën qendrore dhe jugore që po destabilizojnë shoqërinë amerikane me trafikun e drogës.

Kjo është arsyeja pse Uashingtoni u ka shpallur luftë zyrtarisht dhe po i bombardon ku të mundet dhe si të mundet.

Tek e fundit, historia botërore e ka provuar me kohë se nuk është problemi tek vendi i vogël, por tek m... i madh në krye.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco