'Lufta kundër karteleve të drogës'/ Rubio uron shqiptarët për ‘28 Nëntorin’: Presim me padurim të zgjerojmë bashkëpunimin

'Lufta kundër karteleve të drogës'/ Rubio uron shqiptarët për ‘28 Nëntorin’: Presim me padurim të zgjerojmë bashkëpunimin

09:11, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në një deklaratë, ai thekson se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një partneritet të fortë.

Rubio vlerëson ndër të tjera partneritetin me forcat shqiptare të rendit duke vlerësuar luftën ndaj grupeve kriminale ndërkombëtare, kartelet e trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të uroj popullin e Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, i ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë dhe ne mirëpresim rritjen e investimeve të Shqipërisë në sigurinë kolektive. Po ashtu, partneriteti ynë me forcat shqiptare të rendit e bën më të sigurt jetën e qytetarëve tanë, ndërsa përballemi me kërcënimet e grupeve kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to. Ne vlerësojmë gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë në adresimin e kërcënimeve kibernetike dhe përgëzojmë Shqipërinë për përparimin e rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike”, thuhet në deklaratën e tij.

Në fund Sekretari amerikan i Shtetit thekson se, “në këtë ditë të shënuar, presim me padurim të zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë”.

Sot Shqipëria feston 113 vjet pavarësi. Nga viti 1912 kur Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, kjo datë është festa që përbashkon të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata në shtetin amë, por edhe ata të Kosovës, të trojeve të tjera, por edhe miliona bashkatdhetarëve që jetojnë në mbarë botën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco