'Rilindja refuzon rritjen e rimbursimit të medikamenteve, qytetarët mbeten pa siguri dhe pa mbështetje'

'Rilindja refuzon rritjen e rimbursimit të medikamenteve, qytetarët mbeten pa siguri dhe pa mbështetje'

19:48, 27/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Tritan Shehu

Rimbursimi i medikamenteve për qytetarët: Të rritet vlera e financimit në buxhet nga 13,500 milion lekë në 27,000 milion lekë. Ky është amendamenti Nr. 2 i paraqitur nga unë në Komisionin Parlamentar, nëpërmjet të cilit ngrita dy probleme:

1-Vlera e rimbursimit të medikamenteve është tejet e ulët, rreth 40% e saj. Duke qenë kështu, nën çdo standard europian, që qëndron në rreth 90%. Kjo është një barrë e madhe financiare për qytetarët, që nuk mund të përballohet. Rritja e financimit e kërkuar sot e çon në rreth 80% rimbursimin, duke e afruar me atë të rajonit.

2-Aktualisht, dhe ato medikamente që janë rimbursuar në një lloj vlere, shumicën e rasteve nuk janë të certifikuara nga EMA (Agjencia Europiane), as nga FDI amerikane. Ato nuk lejohen të qarkullojnë në vendet e BE-së si të pasigurta. Ndryshimi i Ligjit nga Rilindja në vitin 2014 shkatërroi sigurinë medikamentoze në Shqipëri. Stimuloi kështu sjelljen me “çanta” të medikamenteve nga vendet e origjinës së sigurtë, pra format legale, rritjen e kostos për qytetarët dhe prishjen e skemës së ndjekjes Track&Trace të tyre.

Rritja e financimit të kërkuar sot për rimbursim do të:

-Lehtësonte financiarisht qytetarët dhe do të shtonte larmishmërinë e medikamenteve.

-Do të forconte sigurinë medikamentoze duke dominuar medikamentet e origjinës së sigurtë.

Fatkeqësisht, edhe këtë amendament, kjo Rilindje e refuzoi në Komision. Përpjekjet do të vazhdojnë në seancën plenare për të dy amendamentet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco