Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për hetimin e dosjes Balluku dhe frikërat e kryeministrit Edi Rama nga hetimi që po i bëhet tek paradhoma e tij.
Tomorri theksoi se ky hetim është ndryshe nga hetimet e tjera, pasi ka arritur deri në nivelin e vendimmarrjes qeveritare. Sipas tij, hetimi ka treguar se narrative e qeverisë, ku ata shpallnin veten si garantorët e vërtetë të reformës në drejtësi dhe kundërshtarët e çdo përfshirjeje të politikës në drejtësi, ka rënë. Ai e quajti këtë një propagandë të neveritshme, që sot është zbuluar dhe demaskuar.
‘Ky hetim është ndryshe nga hetimet e tjera sepse ai ka shkuar deri në paradhomën e Edi Ramës. Dhe përtej kësaj, ai ka hetoje një vendimmarrje qeveritare,’ tha Tomorri.
‘Shiko, ne e kemi thënë këtu në këtë studio që ky është një hetim ndryshe nga hetimet e tjera, sepse i shkon Edi Ramës në paradhomën e vet. Po. Dhe përtej kësaj që ishte ndryshe ishte një hetim që hetonte vendimmarrjen qeveritare.
Pra, ajo që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve ishte që u tregua shqiptarëve, u faktoi shqiptarëve që e gjithë ajo narrativa që ne, pra ne qeveria jemi ata që e bëmë reformën në drejtësi, ne, Partia Socialiste nuk bëhemi avokat i askujt që ka punë me drejtësinë.
Ne jemi garantorët e vërtetë të reformës në drejtësi, ishte një propagandë e neveritshme, e cila sot ka dalë zbuluar. Në këtë kohë, kryeministri, qeveria, u investua institucionalisht, me të gjitha mekanizmat për të, kundërshtuar një vendim po, një vendim të një gjykate. Pse kjo? Sepse ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Prokuroria e Posaçme guxoi të ta nxirrte këmbën përtej po themi, rrethi që nuk e shqetësonte Edi Ramën. Pra, këtë herë nuk u morën me brekë, nuk u morën me pllaka, por u morën me një vendimmarrje qeveritare.
Po t'i shikosh të gjithë, të gjithë zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të cilët janë dënuar apo janë hetuar, në të gjitha rastet janë hetuar për çështje të cilat nuk kanë patur në thelb vendimmarrjen apo procedurën vendimmarrëse të qeverisë.
Erion Veliaj po deshe u hetua dhe po mbahet në arrest për shkak të problemeve me pasurinë apo blerjeve që ka bërë bashkëshortja e tij, pa prekur inceneratorin që është afera kryesore.
Kështu është me Ilir Beqjan, me Lefter Kokën e të tjerë e kështu të gjitha hetimet që. Kjo, në këtë rast kemi të bëjmë me një vendimmarrje të qeverisë, që sigurisht në aspektin institucional është ëh vendimmarrja e Ministrisë së Infrastrukturës, por të gjithë e kanë të qartë se nëse ai zinxhiri që SPAK ka publikuar në dosje, i mesazheve që vijnë në hierarki nga lart poshtë pra, nga titullarët tek varësit e tyre, do të vazhdojnë në hapin tjetër pas Balluku, sigurisht që aty pastaj kuptohet se kujt i është ajo vendimmarrje.
Pra kjo është arsyeja pse Edi Rama dhe qeveria u investuan kaq fort dhe e hoqën maskën e tyre të kalorësve të cilët i kanë dhënë Shqipërisë për herë të parë në qindra e ca vite shtet, reformën në drejtësi, drejtësinë e pavarur, nxori drejtësinë nga kthetrat e politikës e kështu me radhë. Pra, kjo një javë e faktoi dhe e faktoi Ground Zero. Ground Zero është aktualisht kryeministri. Drejtësia, drejtësia, koncepti i qeverisë për drejtësinë është që drejtësia është e pavarur kur nuk prek aty ku nuk do aty.’, tha gazetari Klodian Tomorri gjatë bisedës në SYRI TV.
© SYRI.net