Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në “Intervista e Ditës” në SYRI TV, ka denoncuar situatën e rëndë të krijuar nga reshjet e ditëve të fundit në qarkun e Fierit.
Sipas tij, përmbytjet kanë dëmtuar qindra hektarë tokë bujqësore, sera me produkte të ndryshme dhe disa rrugë rurale, ndërsa qyteti i Fierit po përjeton krizë të rëndë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Baçi deklaroi se përmbytjet kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha të tokave të mbjella. “Hektarë të tërë janë nën ujë. Vetëm në bashkinë e Fierit rreth 120 hektarë, ndërsa 80 hektarë janë vetëm në zonën e Çervenit,” - u shpreh ai. Ai theksoi se mungesa e investimeve në kanalet kulluese dhe vaditëse ka përkeqësuar gjendjen, duke e bërë situatën e përmbytjeve të përsëritet çdo vit.
Deputeti ngriti alarm për furnizimin me ujë në qytetin e Fierit, duke e cilësuar situatën një katastrofë.
“Fierakët rrinë me ditë pa ujë. Kur vjen, vjen me llum, baltë dhe është i papërdorshëm. Nuk mund të përdoret as për gatim, madje as për shpëlarje,” - deklaroi Baçi, duke akuzuar institucionet për mungesë reagimi.
Gjatë intervistës, Baçi deklaroi se disa fermerë e kanë njoftuar se përfaqësues të njësive vendore i kanë paralajmëruar të shmangin median dhe përfaqësuesit e opozitës nëse duan të marrin dëmshpërblimet. “U është thënë që mos pranoni median dhe sidomos deputetin Luan Baçi, se do ngeleni pa dëmshpërblim. Kjo është shantazh i pastër,” - tha ai. Sipas deputetit, ky presion synon të shmangë denoncimin publik të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.
Baçi theksoi se dëmshpërblimet nuk janë një favor që jep qeveria, por një detyrim ndaj qytetarëve që paguajnë taksa. “Kjo qeveri e paraqet dëmshpërblimin si një shpërblim nga xhepi i saj, por është e drejtë e çdo fermeri, sidomos kur dëmet janë natyrore,” – theksoi ai.
Baçi:
Flasim për hektarët, hektarë të tërë mund të jenë rreth 120 hektarë në bashkinë e Fierit, rreth 80 hektarë janë vetëm në Çerven, plus pastaj mos të harrojmë asnjëherë që këto përmbytje të këtyre tokave dhe rrugëve gjithandej, kanë sjellë një problematikë shumë të madhe që ka qenë në vazhdimësi, por tashmë është shumë e theksuar, ujin e pijshëm në qytetin e Fierit.
Është një problem i vërtetë dhe një katastrofë e vërtetë. Jo vetëm që ka ditë të tëra që fierakët rrinë pa ujë në shtëpitë e tyre, ditën apo natën, apo duke ardhur nga dy-tre orë, por tashmë vjen edhe me llum, baltë dhe ujë i turbullt që nuk përdoret për asnjë gjë, përveç se të bën më shumë të ndotë lavamanin sesa përdoret për të, për të kryer shërbimet e domosdoshme të një familje. Absolutisht shanse zero për gatim, po as për shpëlarje nuk bën më. Pra, parë në këtë këndvështrim, nuk kemi asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.
Këtu absolutisht ka disa formalitete që kanë vajtur tek këto serat e përmbytura apo tokat e përmbytura tek fermerët dhe çuditshëm, madje kanë vajtur nga reagimi që kam parë në rrjetet sociale që unë kam denoncuar gjatë këtyre ditëve, për hir të së vërtetës dhe e kam patur shumë të lehtë dhe konkrete për arsye se kam telefonata të shumta nga shumë fermerë, nga shumë banorë, që më thonë që hajde ta shikosh dhe shpeshherë dhe pa vajtur unë aty, që të jemi i sinqertë, duke qenë që kam qenë në lëvizje, më ka nisur videot e tyre, nga vendi ku kanë qenë, duke folur vetë fermerët, duke u prezantuar edhe vetë që nuk janë video, filmime fallco, por janë duke prezantuar fermeri vetë se kush është problemi. Pra parë në këtë këndvështrim,
Shkojnë pasi përmbytet. Patjetër që pose në qoftë se do të ishte investuar gjatë gjithë këtyre viteve, do të kishte pastrim të kanaleve kullues, pastrim të kanaleve vaditës, kanalizimet e rrugëve që çojnë për tek të mbjellat, tek arat ku të ketë zhbllokime të, të ujërave, nuk do të kishte dhe përmbytje. Por nuk investohet në këtë drejtim, nuk subvencionohen fermerët në asnjë lloj drejtimi, ndodhin përmbytjet.
Dhe vajtja e institucioneve përgjegjëse vjen gjasme si për t'i verifikuar dhe e di çfarë kërkese u bëjnë me disa fermerë që kam biseduar? Madje në një moment u thashë që të mblidheni disa nga fermerët aty, thashë, të thërrasim dhe mediat dhe ta bëjmë pak problematikën, të ngrihet prezent, sigurisht, në, në prezencë të mediave dhe me shumë fermerë.
Po shiko tha, se na erdhi tha ky kryetari i njësisë vendore në, për shembull, në Petovë, në fshatin Petovë, njësia Mbrostar, dhe tha që pa media dhe sidomos mos pranoni nga këta të opozitës, sidomos atë deputetin e opozitës, Luan Baçin, që vjen dhe hedh nëpër ato rrjete sociale, se do ngeleni pa dëmshpërblim. Ne do t'ju dëmshpërblejmë, por do t'ju dëmshpërblejmë gjatë kohës, do marrim ne shënime, do shikojmë dëmet që keni, që keni në, në fakt dhe do bëjmë dëmshpërblimet.
Po pra, unë nuk munda që të veja aty dhe të jemi i sinqertë. Dhe nuk mundet që të veja, megjithëse bisedova me dy tre prej tyre. Njëri prej tyre u prononcua dhe unë e kam bërë prezent në rrjetet sociale, ku ai flet vetë dhe tregon serat e tij që janë të përmbytura. Të tjerët presin dëmshpërblimet, se në qoftë se...
Kjo është shantazhi, presioni që bën qeveria, që jua ofron si një, si një shpërblim që jua jep nga xhepi qeveria, dhe jo si një e drejtë që ju takon nga taksat që ata kanë paguar ndër vite dhe ka detyrim që nga një dëm i shkaktuar nga shkaktarë natyrorë dhe jo për dëm, dhe jo për faj të fermerëve, duhet të dëmshpërblehen.
© SYRI.net