Qytetari Mëhill Bushati është bashkuar sot Foltores së qytetarëve dhe deputetëve të opozitës, e cila po zhvillohet përballë ‘pallatit të krimit’, selisë së kryeministrisë.
Në fjalën e tij, Bushati akuzoi qeverinë dhe Bashkinë e Lezhës për braktisje totale të qytetarëve, duke theksuar se përmbytjet e ditëve të fundit nuk janë pasojë e natyrës, por e mosmirëmbajtjes së kanaleve dhe argjinaturave.
Ai nënvizoi se çarja e argjinaturës në Lezhë është ‘faj njerëzor’ dhe jo ‘vullnet i Zotit’, pasi autoritetet nuk kanë hapur shtratin për shkarkimin e ujërave në det.
Bushati dha edhe një mesazh të posaçëm, duke vënë në dukje se tre ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u zgjodh zv/president i CDI-së, unionit më të madh të partive të djathta në botë.
‘Deri më sot i kemi thirrur Doktor Profesor Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike. Ndërsa sot do t’i thërrasim një emër të ri: zv/presidenti i CDI-së. Një duartrokitje të fortë,’ u shpreh Bushati gjatë fjalës së tij.
‘Deri më sot i kemi thirrur Doktor Profesor Sali Berisha. I kena thirrë lideri i Partisë Demokratike. Ndërsa sot do ti thërrasim një emër të ri.
Zv/presidenti i CDI-së, një duartrokitje të fortë.
Jam Mëhill Bushati.
Këto ditët e fundit në Lezhë është bë një stuhi e madhe dhe është çarë argjinatura në Lezhë dhe kjo është për fajin njerëzor, se nuk është për fajin e natyrës dhe të madhit Zot.
Sepse atje nuk e kanë hapur për të kaluar në det’, u shpreh ndër të tjera qytetari në Foltoren e organizuar nga opozita, tek ‘pallati i krimit’.
© SYRI.net