'Qeveria po grabit ditën me diell' Bylykbashi: SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun

'Qeveria po grabit ditën me diell' Bylykbashi: SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun

18:30, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi në fjalimin e tij në foltoren e vendosur para selisë së kryeministrisë  tha se tashmë qeveria po vjedh ditën me diell shqiptarët ndërsa akuzoi SPAK se ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun.

Në këtë vit kanë planifikuar shqiptarët t'i marrin 152 milionë euro taksa nga xhepi i gjithsecilit, edhe atyre që janë sot në televizor. Pra, kanë arritur aty ku nuk kanë më, nuk i sheh më syri fare" thotë ai. 

Edi Rama bën avokatin në Gjykatë Kushtetuese të Belinda Ballukut dhe zbulon shkakun pse nuk e shkarkon: Eshtë kokë e këmbë ai. 

Ai nxiti qytetarët të largojnë sa më parë këtë qeveri. 

Së bashku, ta ndezim përditë e më shumë revoltën e shqiptarëve për këtë që nuk është vjedhje. Është shumë më tepër. Po bien themelet e shtetit një nga një.
Është detyra jonë që edhe ata që sot qëndrojnë indiferentë, t'i bëjmë të jenë të ndërgjegjshëm. O sot o kurrë! Bien kjo qeveri. Në vende të tjera janë ngritur trima, i kanë rrëzuar. Kemi për detyrë që t'i ngremë dhe kjo qeveri të shporret një moment e më përpara. Jam i sigurt që së bashku ne do t'ia shkurtojmë ditët kësaj qeverie. 

Fjala e Bylykbvashit

“Mesazhet që po vijnë edhe nga komuniteti ndërkombëtar për këtë klikë që e ka selinë këtu pas nesh janë gjithmonë e më të forta. Ditët e kësaj klike me në krye Edi Ramën janë gjithmonë e më të shkurtra.

Miq që jeni këtu sot, demokratë e qytetarë, edhe ata që na ndiqni nga televizioni, ndërkohë që ajo që po ndodh është diçka që po trondit themelet e funksionimit të shoqërisë dhe të shtetit. Ajo që po asistojmë këto ditë, në fakt janë vetëm kulmi tjetër, po jo i fundit, i asaj që është gjeneza dhe produkti i 11 majit.

Është gjeneza sepse kjo klikë e Edi Ramës që çdo gjë e ka bazuar në kombinimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, përdorimin e shtetit në totalin e vet për t'i vjedhur dhe grabitur votën e lirë shqiptarëve. Është ajo që prodhoi 11 majin. Po është pikërisht gjithashtu 11 maji, gjeneza e kësaj qeverisje, e cila sot po i tregon sytë e gjithë botës me prova se si i grabit shqiptarët jo me pak miliona, po me qindra miliona.

Tumori i korrupsionit të Edi Ramës nuk ka më nevojë as për skaner, as për radiografi, nuk ka nevojë as për biopsi. E shohin të gjithë me sy se si po kalbëzon kjo qeverisje.

Në fakt, e ka kapërcyer edhe korrupsionin si nivel. I rrinë ngushtë nenet e Kodit Penal, i rrinë ngushtë kësaj që po bën Edi Rama me Belinda Ballukun e gjithë skotën e vet nga pas. Kjo është një grabitje. Këta kanë arritur në atë nivel që kanë hequr dhe kapuçin. Dhe po i grabisin ditën për diell, duke i parë në sy shqiptarët.

Të marr një shembuj të vegjël. Tani të gjithë kemi folur pafund për qindra milionat e inceneratorit të Tiranës, Elbasanit, të Fierit, dhe me Tiranën që është simbol i të gjithës.

Unë do t'i kthehem një momenti që lidhet me Durrësin, me qytetin të cilin ku jam zgjedhur dhe e përfaqësoj bashkë me kolegët e tjerë. Të gjithë keni dëgjuar për Ecoparkun. Në fakt, në dimension duket më i vogël se sa tuneli i Llogarasë. Është vetëm 19 milionë euro, vetëm, në thonjëza, 19 milionë euro. Nga 190 milionë. Por guximi për të grabitur shqiptarët, paratë e shqiptarëve, jo paratë e buxhetit të shtetit, është i tmerrshëm.

Në qoftë se ai 50 milionëshi që me të cilën kanë vjedhur shtesë në tunelin e Llogarasë, në Durrës nga 19 milionë, vetëm 6 milionë e gjysëm janë përdorur për ndërtimin. 6 milionë e gjysëm ia kanë dhënë kompanisë së Klodian Zotos. Janë ata që e kanë bërë.

Po të shkoni atje të shihni sot, ka filluar të dalë shtresa që mbulon ato mbetje të rrezikshme atje. Se 6 milionë e gjysëm sigurisht ishte vjedhje më vete. Po mirë, po 12 milionë e gjysëm euro të tjera, të cilët ia kan vjedhur shqiptarëve drejtpërdrejt? Me kompani të cilës ia kanë dhënë tenderin.

Po kur ia kanë dhënë tenderin? Kanë guxuar, kanë patur mendjen e kthjellët një javë mbas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës që të anullonin tenderin, mos lodheshin më që të bënin makinacionet se si t'ia jepnin kompanisë që kishin ndarë para se të shpallte Edi Rama që do bëhesh Eco Parku.

Një muaj e gjysëm përpara, kompania kishte lidhur kishte lidhur kontratë me kompaninë arkitekturore të projektimit që është klient i Edi Ramës. Dhe kanë futur në xhep 12 milionë e gjysëm euro.

Një javë pas tërmetit kanë prishur dhe e kanë dhënë me tender të drejtpërdrejtë. Janë të kthjellët edhe kur njerëzit kishin vdekur, qanin familjarët e tyre, ishin jashtë shtëpive. Kjo lloj bande. Po 12 milionë e gjysëm euro nuk janë 26% saqë janë 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë, janë 66%.

Kjo është ajo që po them, kanë hequr kapuçin, po grabisin ditën për diell. Nuk pyesin. Tani, mjafton të shohësh se çfarë komunikon Belinda Balluku me varësit e vet dhe kupton se ku ka arritur. Kupton se çfarë do të thotë 'diella'. Kupton kush është mekanizmi që ata do të grabisin.

Doni një shembull tjetër? Përsëri do ta marr, se është në Durrës, por nuk është vetëm i durrsakëve, Porti i Durrësit. E zhdukën portin që është aseti më i madh i shqiptarëve. Mbi 1 miliardë euro kushton vetëm ai. Ndër breza kanë lënë atje kontributin pa fund, shqiptarët nga gjithë Shqipëria, jo nga Durrësi.

Është aseti më i madh dhe më i çmuar, strategjik, qoftë në aspektin ekonomik, po po doni dhe të sigurisë që ka Shqipëria. Jo, do t'ia dhuronte mikut të tij arab që të bënte ai ato mijëra apartamente, për të zhdukur një port që ne sot duhet ta ndërtojmë me të paktën 1 miliardë eurosh porti tjetër. Dhe vazhdojnë e shtyjnë. Pse? Sepse kanë bërë përsëri të njëjtin projekt.

Po dalin të dhëna që është e njëjta skemë grabitje si me tunelin e Llogarasë. Po gjejmë përsëri një kompani që sipas burimeve, përsëri është greke.

Të mos ta marri kompania që ka ndërtuar porte në gjithë Shqipërinë, po do ta marrin ata se do fitojnë përsëri aty sipër.

Ndërkohë vetëm 100 milionë euro do të kushtojë vetëm shpronësimi i pronarëve në atë zonë. Po këto 1 miliardë euro do t'i paguajnë shqiptarët një nga një.

Para dy vjetësh kam marrë më shumë se 80 milionë nga taksat e shqiptarëve për këtë çështje, pastaj i çuan diku tjetër.

Vjet kanë marrë 100, 100 milionë euro taksa përsëri, taksa shqiptarët për atë që e quajnë buxheti i shtetit. Jo, nuk është buxheti i shtetit. Është buxheti i shqiptarëve. 100 milionë të tjera dhe përsëri port nuk ka atje.

Në këtë vit kanë planifikuar shqiptarët t'i marrin 152 milionë euro taksa nga xhepi i gjithsecilit, edhe atyre që janë sot në televizor. Pra, kanë arritur aty ku nuk kanë më, nuk i sheh më syri fare.

Po ç'a ndodh? Edi Rama, pasi kemi SPAK-un që vendos që të hyjë në lojën e Edi Ramës me Belinda Ballukun dhe nxjerr një masë pezullimi, Edi Rama bën avokatin në Gjykatë Kushtetuese të Belinda Ballukut? Tani, mundet që ajo mos ta japi dorëheqjen.

Ka frikë, arsyet e saj. Ka shkuar, i ka bërë presion, të gjithë e kemi parë, ato shtatë orë aty në zyrë.

Pyetja që është: Edi Rama pse nuk e shkarkon? Ka një instrument imediat. Ka një arsye të vetme: është kokë e këmbë ai. Nuk ka mundësi që si me inceneratorin, 17 vendime brenda ditës t'i kalojë kryeministrit nën hundë. Është e pamundur që të mos jetë përsëri kokë e këmbë në këtë histori.

Dhe po shkon dhe po mbron veten e vet dhe askënd tjetër.

Pra, po ndodhin këto që do të shkundnin nga themelet këdo. Është detyra jonë, miq. Së bashku, ta ndezim përditë e më shumë revoltën e shqiptarëve për këtë që nuk është vjedhje. Është shumë më tepër. Po bien themelet e shtetit një nga një.

Është detyra jonë që edhe ata që sot qëndrojnë indiferentë, t'i bëjmë të jenë të ndërgjegjshëm. O sot o kurrë! Bien kjo qeveri. Në vende të tjera janë ngritur trima, i kanë rrëzuar. Kemi për detyrë që t'i ngremë dhe kjo qeveri të shporret një moment e më përpara. Jam i sigurt që së bashku ne do t'ia shkurtojmë ditët kësaj qeverie. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco