Teksa qytetarët kanë nisur të mblidhen përpara Kryeministrisë, në atë që PD e ka cilësuar si ‘pallatin e krimit, pritet nga momenti në moment të nisë fjalimi në foltoren e ngritur përpara godinës së qeverisë.
Gazetarja Marsi Korreshi ka dhënë detaje nga protesta e kësaj të hënë, 24 nëntor, ku gjatë foltores së qytetarëve fjalën do ta ketë kryedemokrati Sali Berisha, i sapo-kthyer nga Brazili, për të vijuar më pas me deputetët e PD dhe qytetarët që ndodhen aty.
Sali Berisha do të jetë prezent, një orë më parë ka mbërritur në Tiranë, do t’i bashkohet protestës. Në platformën e parë parlamentare do të ketë fjalën, më pas deputetët dhe qytetarë. Ndryshe nga herët e tjera,fjalën në këtë foltore do ta kenë qytetarët.
Nevoja për të pasur një parlament nga qytetarët dhe skandalet në vend, me zv.kryeminsitren Balluku që përballet me dy akuza dhe dorëheqja e kreut të qeverisë, autor të dy aferave më të mëdha korruptive që është marrë e pandehur edhe Balluku.
Gjithashtu PD, dhe lideri i saj ka paralajmëruar se do të ketë një analizë të brendshme në parti dhe foltore në çdo qytet të vendit, ku do të ketë takime dhe z.Berisha.
© SYRI.net